Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Koha për një “Zeitenwende” të zgjerimit evropian në Ballkanin Perëndimor
22.06.2022
|
04:58
Valbona Zeneli dhe Ilva Tare
Pushtimi i dhunshëm i Ukrainës, i përshkruar nga Kancelari gjerman, Olaf Scholz, si një “Zeitenwende”, si një vijë ndarëse, shënon pikën e kthesës për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Evropës. Në mënyrë të ngjashme, pas disa vitesh bllokim, ky mund të jetë momenti i duhur për një “Zeitenwende” për procesin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Bashkimi Evropian dhe komuniteti transatlantik kanë dëshmuar një unitet të pashoq dhe zgjodhën të dënonin luftën brutale dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës. Mbështetja për Ukrainën ka qenë e fuqishme, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë rolin kryesor në koordinimin e përgjigjes transatlantike, Gjermania njoftoi planin për të çuar në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto shpenzimet për mbrojtjen dhe caktoi 100 miliardë Euro shtesë për një fond special mbrojtjeje dhe Finlanda e Suedia kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO.
Bashkimi Evropian ka treguar një unitet mbresëlënës në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë, duke rënë dakord që të hedhë hapa të rëndësishëm për të promovuar pavarësinë energjetike nga Rusia, duke ofruar ndihmë ushtarake për një vend të tretë për herë të parë, ka hapur dyert dhe strehuar refugjatët ukrainas dhe ka mirëpritur aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.
Krerët e qeverive dhe shteteve të Këshillit Evropian do të takohen në 23-24 qershor për të vendosur nëse tri vendeve të Partneritetit Lindor, pra, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, do t’u ofrohet statusi i vendit kandidat. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu duke pritur me ankth vendimet e rëndësishme të këtij samiti.
Lufta në Ukrainë nuk duhet të shpërqendrojë fokusin nga Ballkani Perëndimor. Përkundrazi, duhet të përforcojë nevojën për ta përfshirë rajonin në familjen evropiane. “Lodhja” nga zgjerimi me Ballkanin Perëndimor nuk duhet të përdoret si argument për të bllokuar Ukrainën, por lufta në Ukrainë duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi dhe si mundësi për të ringjallur zgjerimin si një projekt politik për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.
Një projekt sigurie dhe prosperiteti
Bashkimi Evropian u krijua për të integruar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore duke i afruar vendet perëndimore evropiane me lidhje më të ngushta ekonomike, politike dhe sociale. Prej atëherë, zgjerimi ka qenë një ndër politikat më të suksesshme dhe largpamëse të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian. Kështu ka ndodhur në 1970-ën, kur dallga e konsolidimit demokratik u shtri nëpër Evropë duke rrëzuar diktaturat në Greqi, Portugali dhe Spanjë, ndërsa institucionet e Bashkimit Evropian transferuan shuma të mëdha parash në zonat e varfra të Evropës për të fuqizuar zhvillimin, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për të përmirësuar infrastrukturën. Në vitin 1990, strategji të ngjashme u ndoqën në vendet e Evropës Lindore pas rënies së murit të Berlinit, duke injektuar investime të mëdha në ekonomitë e tyre, promovuar bashkëpunimin rajonal, fuqizimin e shtetit ligjor, dhe forcuan konkurrueshmërinë e tregut Evropian.
Prej vitit 2013, kur Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit ka lënguar nëpër teknikalitete, ndërkohë që besimi i publikut në Ballkanin Perëndimor është thyer dhe vullneti politik ia la vendin “lodhjes” nga zgjerimi.
Zgjerimi është jetik për të ardhmen e Evropës
Ringjallja e procesit të zgjerimit është në interesin e BE-së dhe të vendeve anëtare, pasi do të sillte një transformim pozitiv, reforma të reja dhe energji të re në Bashkimin Evropian. BE-ja nuk do ta ketë të mundur të mbetet një aktor i fuqishëm gjeopolitik në botë, në rast se nuk kthehet në një lojtar të besueshëm në Ballkanin Perëndimor. Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit për rajonin duhet parë si “një mjet për t’iu kundërpërgjigjur aktorëve të jashtëm me qëllime malinje” dhe për të nxjerrë “mësime nga lufta në Ukrainë”, siç është shprehur Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Çdo vonesë në integrimin e shpejtë të rajonit në komunitetin Euro-Atlantik do të zgjeronte vakumin e fuqisë dhe do të lejonte aktorët malinj të rrisnin influencën duke krijuar çorientim dhe pasiguri në oborrin e shtëpisë së BE-së. Rusia nuk është një lojtare e re në rajon, ajo operon si një “planprishëse” që përfiton nga çështjet e brendshme socioekonomike dhe etike, si dhe angazhohet në fushata dezinformuese për të promovuar teoritë dhe interesat e saj ekonomike dhe diplomatike. Çdo skenar që e mban rajonin jashtë Bashkimit Evropian, do të ishte i rrezikshëm për sigurinë evropiane dhe do të dëmtonte besueshmërinë e BE-së në skenën botërore.
Nisur nga pozicioni gjeostrategjik, Ballkani Perëndimor duhet të konsiderohet si shumë i rëndësishëm nga BE-ja dhe komuniteti ndëratlantik. Angazhimi i vendeve të NATO-s në rajon është kritik për sigurinë e komunitetit transatlantik, siç e dëshmoi edhe stërvitja ushtarake “Defender Evrope 21”. NATO ka qenë një shtyllë stabiliteti dhe transformimi në një rajon të brishtë. Sidoqoftë, siguria shkon përtej fushës ushtarake dhe kërkon bashkëpunim të fortë civiloushtarak, zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri shoqërore. Në këtë pikë, roli i BEsë është vendimtar.
Ballkani Perëndimor duhet parë si pjesë e zgjidhjeve evropiane për situatën energjetike, tregtare dhe të krizës ushqimore. Rëndësia strategjike e porteve të detit Adriatik është thelbësore për bllokadën ruse të rrugëve tregtare në Detin e Zi, por gjithashtu është edhe për potencialin që mund të krijojë transporti i gazit natyror të lëngshëm për diversifikimin e energjisë në BE. Është jetike që BEja të investojë në projekte strategjike të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor për të rritur ndërlidhjen duke adresuar dhe ndikimin e detyrueshëm ekonomik kinez dhe në diversifikimin e energjisë për të rritur qëndrueshmërinë nga monopolet ruse të gazit. Kjo është një mundësi unike për BE-në të transformojë vendet e Ballkanit Perëndimor në pjesëmarrës me të drejta të plota në çështjet e sigurisë së Bashkimit Evropian. Rruga drejt sovranitetit energjetik evropian kalon nga stabiliteti rajonal dhe nga partneritetet të besueshme të bazuara në vlera dhe standarde të përbashkëta demokratike.
Gjatë dekadës së fundit, argumenti i “lodhjes” nga zgjerimi është përdorur si justifikim, por pushtimi brutal i Ukrainës shërbeu si një zile alarmi për qytetarët dhe udhëheqësit për t’u ndërgjegjësuar se sulmet nga diktatorët mund të bëhen në çdo kohë dhe pa asnjë arsye. Ishte një kujtesë e papritur e vlerave të lirisë dhe demokracisë, të marra si të mirëqena nga integrimi evropian, NATO dhe partnerët transatlantik me SHBAtë. Udhëheqësit evropianë dhe të Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë këtë moment të mbështetjes publike dhe politike për të orientuar procesin e anëtarësimit në themelet e vlerave të sigurisë e demokracisë.
Ky është gjithashtu momenti i duhur për të sinkronizuar strategjinë transatlantike për Ballkanin Perëndimor, teksa administrata amerikane është duke rigjallëruar përpjekjet e përbashkëta për të promovuar integrimin Euro-Atlantik në rajon. Një strategji e përbashkët transatlantike, me marrëdhëniet SHBA-Gjermani si shtyllë kurrizore të aleancës, duhet të përqendrohen në fushat kryesore siç është integrimi Euro-Atlantik i rajonit, zgjidhja e çështjeve dypalëshe, qëndrueshmëria, konkurrentët strategjikë, zhvillimi ekonomik dhe siguria energjetike.
Zgjerimi i BE-së, si një mjet për transformim real
Për BE-në është me rëndësi rifokusimi në çështjet thelbësore siç është shteti ligjor, demokracia dhe qeverisja e mirë, si dhe rritja e llogaridhënies për reformat. Secili vend i rajonit që aspiron t’i bashkohet BE-së, duhet të marrë vendime të qarta për të ndjekur parimet evropiane dhe për t’iu bashkuar vendimeve të politikave të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian. BE-ja nuk duhet të mbështesë në mënyrë të pakushtëzuar vende aspirante që përdorin terma dhe gjeste simbolike, por duhet të shndërrohet në një forcë që prodhon transformim të matshëm dhe që i mban anëtarët dhe kandidatët të përgjegjshëm për veprimet e tyre.
Është e domosdoshme nisja e bisedimeve të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënia e statusit kandidat Ukrainës dhe për kandidatët potencialë në Ballkanin Perëndimor (Bosnje-Hercegovina dhe Kosova) dhe përshpejtimi i procesit për vendet në negocim. Çelja e bisedimeve nuk do të mjaftojë në rast se nuk do të ketë mbështetje me programe ekonomike zhvillimi dhe pa investime të fuqishme, të cilat do të transformojnë infrastrukturën dhe do të përmirësojnë kushtet e jetesës për qytetarët e Ballkanit Perëndimor si dhe rrisin qëndrueshmërinë dhe cilësinë e ndërlidhjes me vendet e Bashkimit Evropian.
Çdo alternativë përtej anëtarësimit të plotë në BE, siç mund të jetë propozimi për komunitetet politike dhe ekonomike, duhet parë si plotësues dhe jo opsion ndryshe në rrugën e anëtarësimit. Opsionet e tjera mund të konsiderohen si gabime të përsëritura nga e kaluara (rasti i moratoriumit të zgjerimit në 2014) që do të dëmtonin procesin, ulnin pritshmëritë ndaj politikës së dyerve të hapura të BE-së dhe përfundimisht do të ishte një fitore e madhe për Putin në konkurrencën strategjike midis demokracive dhe autokracive.
Shpërndaje
Opinione
Si po i shmangen sanksioneve oligarkët rusë
01.07.2022
|
04:47
Bota po digjet, ndaj është koha për një revolucion të burimeve të rinovueshme
01.07.2022
|
04:45
Mënyrat e reja të pagesave po trokasin në derë – Si mund të zhvillojnë konkurrencën udhëheqësit e industrisë
30.06.2022
|
04:41
Kursi te trau i Kalimashit, “thela mbi bisht” që na “vjel” krahas tarifës
30.06.2022
|
04:39
Një epokë e re e luftës globale
29.06.2022
|
05:01
Miliardat e Vladimir Putinit: A kanë dështuar sanksionet që vendosi Perëndimi?
29.06.2022
|
04:59
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
29.06.2022
|
04:57
Paralajmërohet krizë globale për bukë – si është gjendja e Kosovës?
29.06.2022
|
04:56
Demokracia më e re e Evropës është një front i ri në betejën e ideve mes SHBA-së dhe Rusisë
28.06.2022
|
05:43
Sikur Kosova të bëhej Singapor (Majula Kosova)
28.06.2022
|
05:25
Më të reja
Më të lexuara
Kurti: Kosova ka pritshmëri të mëdha nga Çekia për liberalizimin e vizave
PDK kërkon largimin e mjekëve nga Projektligji për deklarimin e pasurisë
Bilek: Liberalizimi i vizave, lart në agjendë gjatë Presidencës së Çekisë
Kosovë-Shqipëri, hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e sigurimeve shoqërore
Qeriqi përlotet në emision nga statusi i Muratit: Ende vuaj nga dhimbjet e plagëve, kur ky flinte unë isha në Pashtrik
Rikthehet i nxehti saharian, temperaturat rekord po regjistrohen në të gjithë Evropën
Dështon miratimi i Ligjit që obligon mjekët dhe profesorët ta deklarojnë pasurinë
167 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë
Kurti për vendimet e fundit në raport me Serbinë: Lajçak e ka ditur
Hapet aplikimi për shtesa për fëmijët e lindur në vitin 2014
Lasgush Poradeci
Naim Frashëri
Ndre Mjeda
Andon Zako Çajupi
Gjon Buzuku
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Gjergj Fishta
Fan S. Noli
Martin Camaj
Faik Konica
Video
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting