Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fadil Hoxha & co. në botën e post-vërtetës
23.02.2021
|
07:28
Pabarazia e lartë shoqërore, fatkeqësisht, ka histori më të gjatë sesa vitet nën Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Është edhe një parti që ka qenë shumë e korruptuar, kapëse e shtetit dhe që ka qeverisur vendin dyfish më gjatë – Lidhja Komuniste e Kosovës. Shkëputja nga trajektorja e pabarazisë kërkon shkëputje edhe nga trashëgimia e asaj periudhe – gjithsesi më të diskutueshme nga përspektiva më të gjera.
Artan Mustafa
Pas publikimit të rezultateve të Exit Poll-eve në lidhje me votimet e 14 shkurtit, hulumtuesi i shkencave sociale dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje (deri vonë nëse nuk është ende), Besnik Pula shkroi në Twitter: “Kjo nënkupton që asnjë nga partitë qeverisëse, të zhytura në korrupsion që kanë qenë në pushtet në Kosovë gjatë 20 viteve të fundit nuk do të jenë në qeveri. Një ndryshim vërtet historik dhe mundësi ndryshimi… ”.
Tri ditë më vonë, më 17 shkurt, publicisti dhe ish-themeluesi i partisë ORA, Veton Surroi, bëri një postim në Facebook duke uruar ndër të tjerë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës ish-liderin komunist Fadil Hoxha, por jo edhe liderët e dalë nga ish-Ushtria Çlirimtare e Kosovës si p.sh. Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Ramush Haradinaj.
Surroi nuk e thotë në postimin në fjalë, por mund të supozohet bazuar në një seri shkrimesh të tij të viteve të fundit që ai mendon se Fadil Hoxha ka bërë më shumë për pavarësinë e Kosovës sesa liderët e UÇK-së. Në librin “Këmbët e gjarprit” (2017), Surroi argumenton se përcaktimet e Hoxhës – drejt autonomisë – janë thelbësore “për ndërtimin e identitetit shtetëror të Kosovës” (fq.185). Ndërsa në të njëjtin libër (dhe shkrime tjera) vazhdimisht thekson elementin e “kapjes së shtetit” nga partitë e dala nga UÇK-ja.
Surroi gjithashtu thotë se UÇK-ja nuk kishte arritur “të strukturohej si ushtri” dhe se ajo nuk kishte “arritur ta çlironte vendin” (fq.81-2), por këtë e kishte bërë NATO-ja. Ai ngre edhe shkeljen e të drejtave të njeriut pas luftës nga strukturat e UÇK-së si për shembull kur, duke iu referuar rastit të dëshmive të Nazim Bllacës, shkruan se “u vërtetua se ekzistonte një grup njerëzish, të identifikuar si pjesëtarë të SHIK-ut [Shërbimit Informativ të Kosovës], që likuidonin kundërshtarët…” (fq.51).
Pula dhe Surroi (edhe në librin “Fadil Hoxha në vetën e parë”, 2010) ia njohin e theksojnë anët pozitive trashëgimisë së Hoxhës dhe Lidhjes Komuniste të Kosovës si krijimin e autonomisë me Kushtetutën Jugosllave të vitit 1974 dhe përparimet e ndryshme strukturore – veçanërisht në arsimimin e popullatës në gjuhën shqipe. Por kritikën e tyre të anës së diskutueshme dhe të errët të asaj periudhe, nuk e kemi parë gjer më sot.
Në vijim do të provoj të dëshmoj përse qëndrimi i tyre është joparimor, duke u fokusuar në tri argumente kryesore:
Argumenti 1: Shteti ishte i kapur dhe pabarazia ishte shumë e lartë edhe në komunizëm
Te “Këmbët e gjarprit” (fq.184-185), Surroi sugjeron se Fadil Hoxha është orientuar për opsionin e autonomisë pasi e ka kuptuar, në kontekstin e pas Luftës së Dytë Botërore, se kërkesa për bashkim me Shqipërinë do të çonte në shkatërrim dhe çrrënjosje të popullit shqiptar të Kosovës në territorin e tij. Në këtë përcaktim, sipas tij, e ka origjinën identiteti shtetëror i Kosovës. Por njëjtë do të mund të shtrohej edhe pyetja çfarë do të ndodhte me Kosovën pa Fadil Hoxhën; a do të ishte ndoshta e bashkuar me Shqipërinë? Apo – siç ka pyetur Adem Demaçi dhe bashkëmendimtarët e tij – çfarë do të ndodhte nëse udhëheqësit shqiptarë (për shembull, pas vitit 1966 dhe më vonë kur Hoxha drejtonte komisionin për hartimin e Kushtetutës së Kosovës autonome) do të insistonin për status më të lartë politik? A do të arrihej ky status më i lartë? A do të kishte më vonë natyrë tjetër lufta për ndarje nga Jugosllavia?
Por këto sugjerime nuk janë opsione që janë ndjekur dhe përgjigjen në to nuk mund ta dimë. Prandaj duhet të gjykojmë mbi ngjarjet dhe zgjidhjet që janë ndjekur.
Në disa botime të mëhershme (p.sh. blogje, artikuj akademikë e kapituj në vëllime të edituar), kam argumentuar se periudha e Kosovës nën socializmin vetëqeverisës (1952-1989) ka qenë padiskutueshëm kombformuese nëse kombformimi do të kuptohej (siç e kupton Xhon Klarku [John Clarke]) si përpjekje për ta jetësuar kombin përmes institucioneve shtetërore, politikave dhe praktikave që përkufizojnë dhe promovojnë një mënyrë të jetesës për një komb. Me reformën kushtetuese jugosllave në vitin 1974, qe themeluar Krahina Socialiste Autonome e Kosovës (KSAK), politikat publike të saj ishin unike dhe shtriheshin në gjithë territorin, u ndërtua infrastrukturë e madhe rrugore e asfaltuar dhe hekurudhore si edhe ndërtesa publike, u diversifikua puna përmes industrailizimit, u elektrifikua pjesa më e madhe e vendit, u rrit jetëgjatësia dhe në përgjithësi cilësia e jetesës, u shënua përparim i madh në uljen e analfabetizmit dhe formësimin e sistemit arsimor e kulturor të vendit, si edhe u rrit shkalla e urbanizimit. Arritjet më të mëdha u shënuan veçanërisht në periudhën 1966-1985. Lidhja Komuniste e Kosovës, si partia e vetme që drejtonte vendin, ishte agjencia kryesore prapa këtij transformimi social.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, transformimi i Kosovës ka qenë shumë më i ulët se i të gjitha entiteteve tjera në Jugosllavi dhe me kohë kishte mbetur dukshëm mbrapa tyre. Për shembull, shkalla e punësimit nuk ka qenë kurrë më e lartë se 23%, pjesa e popullësisë së moshuar e mbuluar me pensione nuk kalonte 45%, shkalla e mbulimit të popullatës me sigurim social ishte rreth 60%, e mbulimit të fëmijëve me kujdes parashkollor rreth 2% të asaj grupmoshe. Branko Milanovic thotë se dallimi midis Sllovenisë dhe Kosovës në kuptim të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) u thellua dhe rreth vitit 1990 ishte i njëjtë me dallimin ndërmjet Spanjës dhe Hondurasit ose Anglisë dhe Afrikës Veriore (fq.77). Brenda kësaj GDP-je dhe politikave publike të vendit, shtresa rurale ishte aq thellë e nënpërfaqësuar ose e përjashtuar, sa Isabel Ströhle me të drejtë thotë se socializmi vetëqeverisës krijoji “një nënklasë shqiptare rurale”. Për shkak të këtij zhvillimi të shpërpjestuar, pabarazia shoqërore në nivel vendi ishte dyfish më e thellë se brenda Federatës dhe e afërt me shoqëritë më të pabarabarta kapitaliste të kohës (koeficienti Gini i pabarazisë në të ardhura ishte rreth 38% në kulmin e vetëqeverisjes socialiste). Përqendrimi i të ardhurave në 20-përqindëshin më të pasur të shoqërisë ishte më i lartë se sot kur pabarazia e përgjithshme është thelluar më tej. Për këtë arsye edhe jugonostalgjia është më pak intensive në Kosovë.
Një shembull ilustrues mund të jetë ai banesave të subvencionuara nga politika publike. Siç e dëshmon studimi i Rory Archer, ndonëse në Jugosllavi këto banesa financoheshin kryesisht me kontributet e punëtorëve, u jepeshin në përgjithësi shtresës së këmishave të bardha. E njëjta ka ndodhur edhe në Kosovë, ku mbi 100,000 banesa të këtilla – simboli i urbanizimit të kohës dhe premtimi i një jete moderne socialiste për të gjithë – janë ndarë përmes listave të përzgjedhura nga elita drejtuese e Lidhjes Komuniste. Në fillim të viteve 90-të, ato banesa në shumicën e rasteve patën qenë privatizuar duke u dhënë përparësi banorëve ekzistues të cilët i blenë me shuma minimale. Ja ku nisi privatizimi – i shpejtë dhe i padrejtë.
Pas luftës (1999), pabarazitë e këtij lloji – në kuptim të banimit dhe arsimimit me origjinë në socializëm – kanë krijuar dallime të mëdha sociale. Nga një pikëpamje krejtësisht e djathtë, ku shikohet inputi, në konkurse publike do të duhej të shikohej p.sh. përvoja e punës, shkollimi, gjuhët e huaja etj. Gjithnjë nga kjo pikëpamje, emërimi i shumë njerëzve nga rajone të thella rurale pa këto atribute ka qenë i barabartë me nepotizëm, korrupsion etj. Por nga pikëpamja e rezultatit, që është qasje më shumë e majtë, është dashur ndoshta pikërisht kjo ndërhyrje për të ngritur një shtresë historikisht të diskriminuar dhe të shkatërruar nga lufta.
Nëse dëshmia më e madhe e kapjes së shtetit të Kosovës pas pavarësisë është “Skandali Pronto”, ku dëgjoheshin të regjistruara diskutimet e liderëve të PDK-së – Thaçi, Veseli dhe të tjerë – duke vendosur njerëz politikisht të afërt “me Grupin e Drenicës” në pozita të sektorit publik, strategjia e tyre është mjeshtëri gjerësisht e trashëguar nga “Grupi i Gjakovës” me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Ymer Pulën, Xhevdet Hamzën e të tjerë siç dëshmohet nga tablotë që krijohen po të lexohen mbiemrat e zyrtarëve më të lartë të atëhershëm, ditarët e Rexhep Qosjes apo edhe botimet e anës tjetër të tij, si për shembull Ekrem Murtezait e Azem Vllasit.
Natyrisht që shkaqet strukturore si lindshmëria e lartë, arsimimi i ulët dhe aftësitë e ulta profesionale kanë ndikuar në rritje më të ngadalshme gjatë socializmit. Ndoshta shoqëria kosovare e asaj kohe do të arrinte barazi më të madhe me zhvillim dhe punësim më të madh. Por, gjerësisht, e njëjta logjikë shpjegimi do të vlente edhe për periudhën e pas 1999-tës.
Ekzistojnë dhjetëra dëshmi se udhëheqja e UÇK-së u përfshi në përfitime personale e familjare dhe një kulturë të konsumit të egër, të shpërdorimeve, të arrogancës e madje edhe të poshtërimit të rivalëve politikë. Dhjetëra artikuj hulumtues i kam drejtuar vetë në Gazetën Jeta në Kosovë (2011-2013). Mirëpo ka te historia e Aferës Pronto, ashtu si edhe gjithë sjellja klienteliste e udhëheqjes së dalë nga ish- UÇK (sikurse edhe ajo e Lidhjes Komuniste), që dëshmon edhe për një kontribut të tërthortë dhe të pamohueshëm në forcimin e shtresave të caktuara në nevojë përmes punësimit dhe gjallërimit të infrastrukturës. Të gjithë indikatorët bazë socio-ekonomikë, përveç pabarazisë – natyrisht për shkak edhe të përmirësimit të strukturës sociale – janë më të mirë, ndonëse larg shteteve përreth. Dhe mbi të gjitha Kosova është e pavarur.
Pra, që të jemi konsistentë, nëse lëvdojmë Hoxhën për autonominë, duhet ta lavdëojmë edhe lidershipin e UÇK-së për pavarësinë dhe nëse e kritikojmë këtë të fundit për korrupsionin, kapjen e shtetit dhe pabarazinë, duhet të pranojmë edhe trashëgiminë dhe mësimet e nxjerra nga praktikat korruptive të Lidhjes Komuniste të Kosovës
Argumenti 2: UNÇ-ja ishte më pak ushtri dhe e çliroi vendin më pak se UÇK-ja
Siç thamë më lart, Surroi argumenton në shkrimet e tij edhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte arritur të strukturohej, pra të bëhej, vërtet ushtri. Gjithashtu, argumenton se Kosovën e çliroi NATO-ja dhe jo UÇK-ja.
Por sërish, ashtu sikur që Pula dhe Surroi nuk përmendnin edhe Lidhjen Komuniste të Kosovës si parti kapëse të shtetit dhe të korruptuar, Surroi nuk e bën të njëjtën analizë ose trajtim për Ushtrinë Nacional-Çlirimtare (UNÇ), komandant i së cilës ishte Fadil Hoxha.
Siç vërehet edhe nga libri i tij, “Fadil Hoxha në vetën e parë”, UNÇ-ja ishte edhe më e vogël në numër edhe bëri më pak beteja sesa UÇK-ja. Beteja e saj më e madhe mund të jetë zhvilluar në malet e Dragashit. Nëse UÇK-ja nuk arriti të strukturohej në ushtri, me vijë të qartë komanduese, a nuk kishte UNÇ, siç tregon vetë Fadil Hoxha, strukturim edhe më të dobët?
A nuk është gjithashtu e vërtetë se forcat partizane arritën ta “çlironin” Jugosllavinë, vetëm pasi njësitë naziste ishin në prag të kapitulimit të plotë dhe po tërhiqeshin pas humbjeve ushtarake në të gjitha frontet?
NATO-ja ishte vendimtare për çlirimin e Kosovës, por kështu – me ndihmën e kontekstit ndërkombëtar – janë çliruar shumica e popujve përreth nesh. Ndërhyrja e NATO-s – edhe për shkak të kufizimit të hakmarrjeve të pasluftës – nuk e zvogëlon, por e madhështon luftën e UÇK-së dhe leximin e kontekstit ndërkombëtar të bartësve të saj.
Por teksa lartësohen të hequrat e Fadil Hoxhës maleve të Prizrenit e Gjakovës – përfshi urinë, baltën dhe mundimet për të gjetur delegatë për Kuvendin e Bujanit, a nuk kanë qenë edhe më të vështira kalimet e kufirit me Shqipërinë (1997-1999) si dhe më mbreslënëse organizimi i një force më autoktone në mjedise të përjashtuara e të prapambetura?
Fundja, përse për familjarët e Fadil Hoxhës ishte aq me rëndësi që ai të varroset nën përcjelljen e trupave të dala prej UÇK-së?
Argumenti 3: Të drejtat e njeriut janë anë shumë më e errët e “Grupit të Gjakovës” sesa e “Grupit të Drenicës”
Në librin e tij, Surroi përmend likudimet e kundërshtarëve politikë nga struktura të dala nga UÇK-ja. Në muajin nëntor 2020, Thaçi, Veseli dhe të tjerë udhëheqës të UÇK-së, të quajtur në raportime të ndryshme mediale edhe si “Grupi i Drenicës”, u akuzuan zyrtarisht nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë ndër të tjera edhe për trajtimin çnjerëzor dhe për vrasjen e civilëve minoritarë dhe të kundërshtarëve politikë.
Bazuar në të dhënat e viktimave të luftës, rreth 1,500 civilë nga minoritetet janë vrarë gjatë luftës dhe menjëherë pas saj (deri në fund të dhjetorit 2000) nga të gjitha forcat e përfshira në luftë dhe në publik janë përmendur edhe dhjetëra shqiptarë (kundërshtarë politikë). Thaçi dhe të tjerët akuzohen për 39 raste (numri i viktimave mbetet i paspecifikuar) vrasjesh. Mbetet të shihet nëse vendimi i Gjykatës do të hedh dritë mbi to.
Por asnjë hetim dhe gjykim nuk ka ndodhur ndaj “Grupit të Gjakovës” me në krye Fadil Hoxhën. Kosova, ndryshe nga vendet e rajonit, nuk ka miratuar as rezolutën e Këshillit të Europës për dënimin e krimeve të regjimeve totalitare komuniste.
Në kohën kur ky formacion kishte pushtet të madh në Lidhjen Komuniste të Kosovës, me Hoxhën prijës të saj, në Kosovë kanë ndodhur ngjarje shumë më të errëta: Në librin “Kosova” (2001, fq.86), bazuar në hulumtime të arkivave, Hakif Bajrami numëron 49,000 shqiptarë të vrarë në hapësirat e mbetura nën Jugsollavi nën urdhërat e partisë ndërmjet viteve 1945-1948; Noel Malcomi, Oliver Xhens Shmiti [Oliver Jens Schmitt] dhe historianë të tjerë kanë përmendur mbi 100,000 shqiptarë e myslimanë tjerë të shpërngulur në Turqi. Ndërmjet periudhës 1945-1966, llogariten rreth 300,000 dosje të dhunës policore; Shoqata e të Burgosurve Politikë gjithashtu thotë se kanë qenë rreth 12,000 të burgosur politikë, shumica e tyre pas vitit 1966. Faktet dhe shifrat e dhunës kundër shqiptarëve në Jugosllavinë titiste, nën mbikëqyrjen, bekimin dhe madje edhe pjesëmarrjen e Lidhjes Komuniste të Kosovës të udhëhequr nga Fadil Hoxha janë aq të shumta sa që kanë mbushur faqet e librat e shkruar rreth kësaj teme nga autorë shqiptarë apo të huaj.
____
Mbështetja për të tre argumentet që parashtrova ndihmon për të dëshmuar falsitetin e përpjekjeve revizioniste të historisë tonë të ndërmarra nga Pula (argumenti 1) dhe Surroi (argumenti 1, 2, 3).
Çfarë ndryshimesh kanë përpjekjet për falsifikimin e historisë nga Pula dhe Surroi, dy shkrimtarë interesantë për t’u lexuar, nga analistët që dalin rregullisht në televizion e që Pula së fundmi i quajti manipulues dhe propagandistë? Për mendimin tim, nuk ndryshojnë aspak; të dyja palët falsifikojnë të vërtetën dhe përpiqen të manipulojnë opinionin publik në funksion të garave elektorale.
Do të doja të besoj që votuesi kosovar nuk e blen këtë “të vërtetë” të tyre: Më 14 shkurt, votuesi kosovar votoi për zhvendosje nga trajektorja e gjatë pabarazisë dhe kapjes së shtetit. Votoi për një shoqëri që përparon drejt politikave më gjithëpërfshirëse, për një shoqëri më të barabartë, më demokratike.
Por nuk jam i sigurt që nuk e blen votuesi e i zgjedhuri i ri; nuk jam as i bindur që do të çlirohemi nga zgjedhjet që na jep e kaluara. Jetojmë në një botë të plotë të post-vërtetës ku nuk jemi në gjendje të distancohemi jo vetëm nga privilegjet e trashëguara e të fitura mbi pabarazi e padrejtësi kolektive, por as nga moskuptimet, paragjykimet dhe gënjeshtrat e kulluara. Nuk ka as brejtje ndërgjegjjeje, asnjë parimësi: ka vetëm drogë pushteti!
Kështu, ja, më shkon mendja, ky pushtet një ditë do të kalojë te një bartës tjetër i biletës – mundësuar përmes studiove argëtuese, mediave sociale dhe vetëbotimeve – dhe dikush do të kërkojë me të vërtetat e veta të ngazëllyera nga Exit Poll-et që Fadil Hoxha të rivarroset në ndonjë shtet tjetër, fqinj.
[Vijon: Përcaktuesit e brendshëm dhe të jashtëm në LVV që mund të pengojnë nisjen prej saj të zhvendosjes paradigmatike që kërkohet në politikat publike].
Shpërndaje
Opinione
“Partia” vendimtare e të pavendosurve
05.03.2021
|
07:50
Editorial në News Week: Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan, Dhomat e Specializuara po e minojnë Kosovën
05.03.2021
|
07:46
Përtej shkundjes së Perëndimit
04.03.2021
|
07:55
Në Francë, askush nuk është mbi ligjin
04.03.2021
|
07:52
Të jetosh me shenjat e koronavirusit
03.03.2021
|
08:26
Dobrica Qosiqi për Kosovën
03.03.2021
|
08:23
Princi me duart e lyera në gjak
02.03.2021
|
07:58
Një vit i tiranisë totalitare globale
02.03.2021
|
07:56
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
01.03.2021
|
08:14
Sfida e çkapjes së LDK-së
01.03.2021
|
08:13
Më të reja
Më të lexuara
Pa sigurime shëndetësore në pandemi
Kraja: Mësoni të shkruani shqip, përdoreni korrektorin
Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament
Nga korriku pa tarifa për roaming
Palmer: Ambasada e SHBA-së është dhe do të mbetet në Jerusalem
“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”
Insajderi publikon video që implikon burrin e Meliza Haradinaj–Stublla në blerje votash
PZAP urdhëron rinumërimin e votave të kandidatëve të VV-së në një vendvotim në Gjilan
MSH-ja tregon numrin e pacientëvë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një BMW
Plaka dhe droga
Dy shoqe
Chuk Norrisi
Qapa në barnatore
Dy foto për pasaportë
S’ka parking për aeroplan
Dy shokë
Personalitetet me famë botërore
Biondina në kanalizim
Martesa
Video
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting