Zyrtari komunal i Mitrovicës paguan kompaninë e asfaltimit për pjesën shtesë të asfaltit para vilës së tij
Zyrtari komunal i Mitrovicës paguan kompaninë e asfaltimit për pjesën shtesë të asfaltit para vilës së tij
30.07.2021 | 17:45

Zyrtari komunal i Komunës Mitrovicës, Naser Muja ka paguar kompaninë e asfaltimit për të shtruar pjesën shtesë të asfaltit para vilës së tij në fshatin Kovaqicë të Mitrovicës.

Banorët e kësaj pjese janë ankuar se te kjo vilë, e cila sipas tyre është në pronësi të një drejtori komunal në Mitrovicë është shtruar në asfalt pjesa e parkingut që shkon deri te kjo vilë, 

Asfalti sipas tyre është shtruar për parking vetëm para vilës së zyrtarit të Komunës së Mitrovicës.

I kontaktuar nga Kanal 10, ai e ka pranuar se vila është e tij, por se ka thënë se ka paguar për pjesën e shtruar të asfaltit.

“Po e kemi bashkërisht me vëllaun. Jo e vërteta është se është bë një pjesë te hyrja, por e kam pagesën se e ka ba për atë pjesë. Nuk ka të bëjë asgjë me komunën”, u shpreh ai.