Viola Von Cramon bën thirrje të votohet partia e Abazoviqit në Mal të Zi, thotë se mbështetet nga BE-ja
Viola Von Cramon bën thirrje të votohet partia e Abazoviqit në Mal të Zi, thotë se mbështetet nga BE-ja
03.12.2021 | 21:59

Eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon, përmes një postimi në tëitter, ka bërë thirrje të votohet partia URA e cila udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, në zgjedhjet lokale për tri komuna në Mal të Zi.

Von Cramon tha se është DPS (Partia Socialdemokrate) e ka vendin në të kaluarën dhe para gjykatës, andaj është koha që qytetarët malazezë ta konfirmojnë këtë.

“Mali i Zi është kapur nga DPS dhe regjimi i saj i korruptuar dhe nacionalist për një kohë të gjatë.

Është koha që qytetarët e Malit të Zi të konfirmojnë edhe një herë se vendi i DPS është në të kaluarën dhe para gjykatës”, shkruan Von Cramon.

Tutje, Cramon tha se URA dhe Abazoviq njihen nga Bashkimi Evropian si partnerë kredibil dhe të fortë. Gjithashtu tha se e kanë mbështetjen e plotë nga BE-ja.

“URA dhe Dritan Abazoviq janë të njohur nga BE si partnerë kredibil dhe të fortë, gjithashtu kanë mbështetjen e plotë të BE-së”, ka shkruar Cramon.