Vazhdon sekuestrimi i vilave në Brezovicë
Vazhdon sekuestrimi i vilave në Brezovicë
02.12.2022 | 11:20
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot po vazhdon aksioni për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë.

Sipas njoftimi sekuestrimi po bëhet në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se është duke vazhduar aksionin për sekuestrimin e objekteve të ndërtuara në Brezovicë, konkretisht në zonën e III-të, te Parkut Kombëtar “Sharri”. Edhe ky aksion i sotëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës”, thekson njoftimi.