U gjetë pas një muaji kërkim, Naim Gashi dyshohet të jetë vetëvrarë
U gjetë pas një muaji kërkim, Naim Gashi dyshohet të jetë vetëvrarë
23.02.2021 | 09:06
Pas një muaji kërkim gjatë ditës së djeshme Njësia e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjejë trupin e pajetë të Naim Gashit, nga Komuna e Rahovecit, i cili dyshohej se kishte rënë nga Ura e Fshejtë.


Nga Policia e Kosovës rastin në fjalë e kanë raportuar si “Vetëvrasje”, deri u theksua se me vendim të prokurorit është tërhequr trupi i pajetë i viktimës dhe është dërguar në institutin mjekësor-ligjor.


Rasti në fjalë mbetet nën hetime.

Ndryshe Naim Gashi dyshohet të jetë hedhur nga ‘Ura e Fshajtë’ në Gjakovë dhe prej rreth një muaji po vazhdonin kërkimet për të.