Sondazhi i PIPOS: VV, 37.10%; LDK, 22.20%; PDK, 18.80% dhe AAK 7.80%
Sondazhi i PIPOS: VV, 37.10%; LDK, 22.20%; PDK, 18.80% dhe AAK 7.80%
22.09.2022 | 22:33

Sipas sondazhit të fundit të përgatitur nga instituti “Pipos”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, Lëvizja Vetëvendosje do të fitonte 37.10 përqind të votave.

Sipas këtyre matjeve të prezantuara në Klan Kosova, të cilat janë bërë vikendin e kaluar, e që kanë marrë pjesë 1 mijë e 50 respondentë, LDK do të dilte e dyta me 22.20 përqind, ndërkaq në vendin e tretë me 18.80 përqind është PDK.

Në vendin e katërt është AAK me 7.80 përqind. Lista Guxo është me 1.60 përqind, dhe Nisma e AKR me nga 0.60 përqind.

Ndërkaq më poshtë i gjeni të dhënat se si janë përgjigjur ata se si kanë votuar herën e fundit, ku shihet se Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë përqindje shumë më të madhe se këtë herë.