Presidentja Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend
Presidentja Osmani takohet me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend
17.05.2022 | 20:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Me anë të një komunikate për media nga Presidenca, është bërë e ditur se takimet janë zhvilluar ndaras me secilin ambasador.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Presidenca ka bërë të ditur se Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quint-it ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme.