Presidentja Osmani ia dorëzoi kardinalit shqiptar Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”
Presidentja Osmani ia dorëzoi kardinalit shqiptar Ernest Simoni, medaljen presidenciale “Shën Tereza”
24.01.2023 | 21:16

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka qëndruar për vizitë në Itali.

Më këtë rast, ajo ia ka dorëzuar kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simonit, medaljen presidenciale “Shën Tereza”.

“Dje, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Romë, Presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi kardinalit të vetëm shqiptar, të mbijetuarit të diktaturës komuniste në Shqipëri, kardinalit Ernest Simoni, medaljen presidenciale ‘Shën Tereza’”.

Sipas Osmanit, kjo medalje i qe ndarë shtatorin e shkuar, në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, për qëndresën e palëkundur ndaj diktaturës komuniste dhe veprimtarisë së gjatë në shërbim të paqes e të lirisë.

“Kardinal Simonit i mbetemi përherë mirënjohës dhe falënderues për kultivim të vlerave njerëzore dhe kujdesin që ai e tregon në secilin takim dhe secilën ngjarje ndaj Kosovës”, ka thënë Osmani.