Presidentja Osmani dekreton anëtarin e PDK-së dhe të koalicionit VAKAT në KQZ
Presidentja Osmani dekreton anëtarin e PDK-së dhe të koalicionit VAKAT në KQZ
30.07.2021 | 17:32
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ilir Gashin e PDK-së dhe Cemajl Kurtisin e koalicionit VAKAT si anëtarë të rinj të KQZ-së, 

Presidenca përmes një njoftimi në uebfaqen e saj ka njoftuar se dy anëtarët e rinj janë bestuar sot para presidentes Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas analizimit të Aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e dy anëtarëve të tjerë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me kompetencat e saj, ka emëruar në këtë Komision, Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Ćemailj Kurtiši nga koalicioni Vakat. Në ceremoninë e betimit para Presidentes, dy anëtarët e rinj të KQZ-së deklaruan se do t`i kryejnë detyrat e tyre si anëtarë të KQZ-së në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e presidencës.