Pranvera e hershme “pushton” Evropën, -40 në Siberi!
Pranvera e hershme “pushton” Evropën, -40 në Siberi!
23.02.2021 | 08:13
Masat e fuqishme ajrore anticiklonike dhe temperaturat e larta që i ngjajnë pranverës kanë pushtuar shumicën e Kontinentit Evropian duke kushtëzuar mot kryesisht stabil dhe të ngrohtë për këtë periudhë kohore.

Reshje atmosferike ka vetëm në disa pjesë të Francës, lindje dhe juglindje të Spanjës si dhe një front i fuqishëm nga Atlantiku është duke iu afruar Britanisë së Madhe. Reshje ka edhe në disa vise të Skandinavisë dhe në Rusinë jugore. Në viset tjera moti është kryesisht stabil dhe me diell.

Në anën tjetër ajri shumë i ftohtë polar është grumbulluar në Siberi ku shihet temperatura momenta -40 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pranveror në rajonin tonë do të mbajë gjatë tërë kësaj jave deri në Fundjavë kur pritet të kemi përkeqësim gradual të motit, reshje të dobëta lokale dhe ulje të temperaturave./Meteoballkan