Pamje të reja: Lisat që u rrëzuan në Mitrovicë, dëmtuan rëndë disa makina
Pamje të reja: Lisat që u rrëzuan në Mitrovicë, dëmtuan rëndë disa makina
24.11.2022 | 14:41

Në qytetin e Mitrovicës një lis i madh është rrëzuar dhe si pasojë e kësaj ka shkaktuar jo pak dëme materiale ndaj disa veturave që ishin të parkuara aty.

Ngjarja ka ndodhur afër Palestrës ‘Minatori’ në qytetin e Mitrovicës.

Aty shihen njësitet e zjarrfikësve të cilët po merren me rastin.

Mirëpo deri tani nuk është raportuar për dëme në njerëz.