PDK kërkon largimin e mjekëve nga Projektligji për deklarimin e pasurisë
PDK kërkon largimin e mjekëve nga Projektligji për deklarimin e pasurisë
01.07.2022 | 14:50
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten e ardhshm.

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar që mjekët të largohen nga Projektligji për deklarimin e pasurisë.

“Kryesia vendosi që seanca e radhës të mbahet të enjten. Sa i përket rendit ditës dhe projektligjeve do të njoftoheni pas pak. Si kryetar i grupit i kërkoj nga mazhoranca që ta rikthej çështjen e projektligjit për deklarimin e pasurisë. Mjekët nuk meritojnë të trajtohen kështu ligji i pagave nuk ka ardhur ende në kuvend”, tha Tahiri.