Përmbytje në Kalabri dhe Sicili, anulohen fluturimet dhe mbyllen shkollat
Përmbytje në Kalabri dhe Sicili, anulohen fluturimet dhe mbyllen shkollat
25.10.2021 | 11:16
Kalabria dhe Sicilia janë përfshirë nga përmbytjet, ku një lumë në provincën e Trapanit doli nga shtrati si pasojë e shirave të dendur gjatë ditës së djeshme.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar kontrollet gjatë natës, ku kanë mundur të shpëtojnë disa persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mediat italiane shkruajnë së në zonat e përmbytura janë mbyllur shkollat, ndërsa raportohet për dëme të konsiderueshme.

Moti i keq që ka prekur kryesisht në Sicilinë lindore, por edhe në zona të tjera të ishullit, po shkakton shqetësim edhe në trafikun ajror.

Dhjetëra fluturime u anuluan ose devijuan veçanërisht drejt Catania-s dhe rrjedhimisht edhe drejt Palermos, ndërkohë që vonesat e fluturimeve të tjera janë të konsiderueshme.