Osmani takoi mbrëmë Sekretarin Blinken, thotë se e informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë
Osmani takoi mbrëmë Sekretarin Blinken, thotë se e informoi për zhvillimet e fundit në Kosovë
22.09.2022 | 22:30

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar mbrëmë në New York Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, 

Osmani ka publikuar fotografinë nga ky takim, derisa ka thënë se e ka njoftuar Blinkenin për zhvillimet e fundit në vend dhe falenderuar për angazhimin e tij për paqe e stabilitet në rajon.

“E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, Presidentja Osmani njoftoi më herët se është takuar edhe me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.