Në Institutin Hidrometeorologjik shpërthen një gyp i ujërave të zeza, s’ka më parashikime të motit
Në Institutin Hidrometeorologjik shpërthen një gyp i ujërave të zeza, s’ka më parashikime të motit
17.05.2022 | 20:45
Parashikimet e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës do të pezullohen për një kohë të pacaktuar.

Kështu ka bërë me dije meteorologu kosovar, Besim Aliu, i cili në një njoftim për medie thotë se arsyeja kryesore është shpërthimi i një gypi të ujërave të zeza.

Në këtë njoftim thuhet se ky problem është duke vazhduar për 6 muaj radhazi.


Njoftimi i plotë:

“Të nderuar, për shkak të kushteve të rënda që jan krijuar në stacionin meteorologjik të IHMK pezullohen parashikimet e Motit për një kohë të pacaktuar.
Arsyeja:
Në afërsi dhe në brendi të stacionet Meteorologjik ka shpërthyer një gyp i ujërave të zeza dhe pavaresisht kerkesave të njëpasnjëshme drejtuar të gjithë aktereve , duke filluar, nga Kompania Bifurkacioni, Komunes, ( Sherbimeve Publike), Policisë, IHMK. Inspektoriatit të MMPHI dhe së fundmi edhe ministrit të MMPH, z. Aliu, nuk paten sukses ta rregullojnë defektin dhe kundermimet që jan krijuar aty më bënë të pamunder kryerjen e veprimtarisë sime profesionale.
Ky problem është që gati 6 muaj , mirepo keto temperatura të larta e kan rrit koncentrimin e ndotesve aty dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës.
Shpresoj të më mirëkuptoni.
Me respekt!”