Miratohet lista, 888 qendra të votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit
Miratohet lista, 888 qendra të votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit
13.01.2021 | 16:07
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e 14 shkurtit,

Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.
r
Këtë e ka bërë të ditur për Express zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.