Ministria e Financave: Hakerët nuk arritën ta cenojnë sigurinë e Sistemit Informativ
Ministria e Financave: Hakerët nuk arritën ta cenojnë sigurinë e Sistemit Informativ
28.02.2021 | 23:07
Në Ministrinë e Financave sot ka pasur një sulm kibernetik, konkretisht në Departamentin e Tatimeve.

Këtë e kanë konfirmuar përmes një komunikate nga Ministria ku thuhet se shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa identifikuar.

Tutje Ministra e Financave ka siguruar qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Komunikata e plotë:


Ministra e Financave njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri me tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Republikës së Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministra e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e Sistemi Informativ në fjalë.

Rasti është paraqitur dhe tani më të po merren organet kompetente.