Ministria e Bujqësisë me njoftim për bujqit: Mos i angazhoni fëmijët në punë, ndalohet me ligj
Ministria e Bujqësisë me njoftim për bujqit: Mos i angazhoni fëmijët në punë, ndalohet me ligj
30.07.2021 | 17:51
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes një njoftimi për medie, ka kërkuar të respektohet baza ligjore që e rregullon çështjen e përfshirjes së fëmijëve në bujqësi

“Ndalohen rreptësisht për fëmijë të gjitha format e rrezikshme të punës, të listuara në këtë udhëzim”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


Komunikata e plotë:

LETËR INFORMIM

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të gjithë fermerëve Ju uron sukses në realizimin e përkrahjes publike për zhvillim të sektorit të bujqësisë në vendin tonë!

Më qëllim të informimit të drejtë lidhur me mosangazhimin e fëmijëve në punët e rrezikshme në bujqësi, MBPZHR ju informon me bazën ligjore që rregullon këtë çështje për të cilën jeni të obliguar ta zbatoni:


· LIGJIN NR. 06/L-084 PËR MBROJTJEN E FËMIJËS (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 14 / 17 KORRIK 2019, PRISHTINË);

· Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 05/2013 për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë, i cili në Nenin 4 përcakton se: “Ndalohen rreptësisht për fëmijë të gjitha format e rrezikshme të punës, të listuara në këtë udhëzim”.


Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka shpallur vitin 2021 si “Vit Ndërkombëtar për Eliminimin e Punës së Fëmijëve”.

Andaj, bashkangjitur kësaj Letër Informimi ju njoftojmë me tabelën me punët, rrezikun dhe efektet në shëndetin e fëmijëve.

Tabela: Punët e rrezikshme për fëmijë: aktivitetet, rreziku dhe efektet në shëndetin e fëmijëve.

Aktiviteti


Rreziku

Efektet në shëndetin e fëmijëve

Puna në ujitje

Rryma, uji i ftohtë, infektimi


Lëndimet, infeksione akute, efektet afatgjata shëndetësore

Operimi me makina bujqësore

Rrëzimi nga makina në lëvizje, ndeshja me objekte të tjera.

Aksidentimi i të tjerëve

Lëndimet fizike jo fatale, invaliditeti, lëndimet fatale

Puna me pesticide dhe spërkatja

Helmimi me pesticide, djegiet kimike

Helmimet akute, efektet afatgjata në shëndet, djegie

Korrjet

Kontakti/thithja e pluhurit organik, kontaktet me alergjen, prerjet


Sëmundjet alergjike respiratore (astma dhe extrinsic allergic alveolitis), pneumonitë hipersensitive, reagime tjera alergjike, lëndime fizike, infeksione (sëmundjet infektive-zoonozat)

Punë të rënda fizike në fusha dhe hapja e gropave për pyllëzim ose për mbjellje të pemëve

Ngarkesa e madhe fizike dhe mendore, ekspozimi ndaj kushteve ekstreme atmosferike, orët e zgjatura të punës (mbi katër orë), prerjet

Lëndime të muskujve dhe skeletit

(deformimi i vertebrës, ndikimet në inde dhe muskuj), rraskapitja fizike dhe mendore

Prerja e drunjve dhe përpunimi i drurit

Operimi me makineri/pajisje të rrezikshme, bartja e peshave të rënda, terreni i rrezikshëm.

Lëndime fatale dhe jo fatale, gjymtimet

Puna në thertore dhe në industrinë e përpunimit të mishit.

Rreziku nga kafshët që theren, rreziku nga mjetet që përdoren për therje, kontakti me agens biologjikë dhe kimik, bartja e peshave të rënda, trauma psikologjike

Prerjet, lëndimet fizike jo fatale dhe fatale, infeksionet, helmimet, deformimi i vertebrës, efektet afatgjata në zhvillimin emocional

Gjuetia, peshkataria

Rreziku nga plagosjet, vrasjet, etj. Përdorimi i rrymës dhe dinamitit për peshkim

Plagosjet, vrasja etj. Lëndimet plagosjet dhe pasojat me fatalitet

Grumbullimi i frutave malore dhe vjelja e pemëve

Terreni i papërshtatshëm, kafshimi nga gjarpërinjtë, etj.

Lëndimet trupore, helmimet

Shfrytëzimi i fëmijëve për kalim ilegal të kafshëve

Kontrabandimi me mallra, trauma psikologjike

Efektet afatgjata në zhvillimin emocional, lëndimet trupore

Puna në serrë

Temperaturat e larta, mbetjet e pesticideve, gazrat helmuese

Helmimet, dehidrimi, alivanosja

Puna në bletishtë

Thumbimi i bletëve, përdorimi i gazrave

Alergjitë, helmimi