Lajçak nesër në Kosovë, Kurti e konfirmon takimin me të
Lajçak nesër në Kosovë, Kurti e konfirmon takimin me të
28.02.2021 | 23:09
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak nesër do të qëndrojë në Kosovë ku do të takohet edhe me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kurti kur u pyet nëse do të takohet nesër me Lajçakun.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak, prandaj mund të them se po”, tha shkurt Kurti për RTV Besa.

Gjatë javës së ardhshme Lajçak përveç në Prishtinë do të qëndrojë edhe në Beograd ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.