Kurti mes Erdoganit dhe Netanyahut
Kurti mes Erdoganit dhe Netanyahut
28.02.2021 | 23:33
Erdogan, i gëzuar që LVV mund ta shmang hapjen e ambasadës në Jerusalem. Netanyahu e fton Kurtin në inaugurimin e saj.


Zgjedhjet e 14 shkurtit, i fitoi bindshëm.

E pritjet janë, që Vetëvendosje, shumë shpejtë të shkojë drejt bërjes së qeverisë e vetme.

Ndërkohë, sfidat e para për Qeverinë Kurti 2, duket se kanë trokitur.

Në adresën e kreut të VV-së, këtë fundjavë, erdhën dy urime të rëndësishme për fitoren në këto zgjedhje.

Fillimisht, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, uroi Kurtin, e më pas, u shpreh i gëzuar që Vetëvendosje, mund ta shmang hapjen e ambasadës në Jerusalem.


E pas kësaj, në drejtim të Kurtit, arriti edhe letër-urimi i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndryshe nga Erdogan, Netanyahu e ftoi vet Kurtin, në inagurimin e ambasadës në Jerusalem.

Se cili është qëndrimi i Kurtit në mes të këtyre dy letrave, të dielën nuk kanë treguar nga Vetëvendosje.

Por, profesori unversitar, Blerim Latifi, thotë se kjo cështje është e qartë dhe nuk duhet të vihet në diskutim.

Por, cila është rruga që duhet ndjekur, që të mos prishen raportet me shtetin Turk.Ndryshe, me 1 shkurt, Kosova dhe Izraeli vendosen marrëdheniet diplomatike, përmes të cilave, Izraeli njohu Kosovën si shtet.
Ndërsa nga kjo kohë, hapja ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ka ngjallur reagime të shumta.