KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, thotë se aplikuan 28 parti
KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, thotë se aplikuan 28 parti
16.01.2021 | 22:38

Këshilli Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se, deri në përmbyllje të afatit për aplikim të subjekteve politike, kanë aplikuzar 28 sosh.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ’së, teksa ka njoftua se prej 28 subjekteve politike, 2 ishin koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

“Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejt: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, Vetëvendosja ka publikuar edhe listen e kandidatëve të përbashkët për deputetë me iniciativën qytetare të Vjosa Osmanit