Investim dy miliardë dollarë, nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit
Investim dy miliardë dollarë, nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e portit turistik të Durrësit
11.08.2022 | 08:18
Dje është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në vlerë të dy miliardë dollarësh për ndërtim e portit turistik të Durrësit.

Siç ka raportuar Euro News, ky bashkëpunim është në mes “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit këtij bashkëpunimi tha se ky është investimi i më i madh turistik në rajon.


“Do ishte e paimagjinueshme të kishim një investim të tillë në turizëm, në një vend që nisi të zhvillohej si vend me vizion turistik konkurrues kur ne morëm qeverinë”, tha Rama.

Sipas Ramës, ky investim vjen si rrjedhojë e një sërë hapash.