Grevat në spitale: Pacientët me kancer nuk marrin trajtim, presin me orë të tëra nëpër korridore
Grevat në spitale: Pacientët me kancer nuk marrin trajtim, presin me orë të tëra nëpër korridore
03.12.2021 | 21:58
Dje në Klinikën e Onkologjisë, pacientët e prekur me kancer nuk kanë mundur që të marrin shërbime. Kjo për shkak të grevës së punëtorëve shëndetësorë në shenjë pakënaqësie për mos miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Privat,

Anipse vuajnë nga sëmundje të rënda dhe përjetojnë dhimbje të mëdha, pacientët e prekur me kancer po maltretohen me pritje për marrjen e terapisë.

Jepi Zë ka raportuar për një pacient që ka shkuar sot të marrë terapinë, e që është detyruar të pres nga ora 08:00 e mëngjesit deri rreth orës 14:00 pasdite. Sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së stafit shëndetësor. Sipas raportuesit, për 71 pacientë janë kujdesur vetëm 2 infermiere dhe kjo e bën të pamundur të kryhen më shpejtë këto raste. Poashtu, ngarkesa e madhe e këtyre punëtoreve shëndetësore, bën që ato ta tejkalojnë edhe orarin e rregullt të punës.

Lidhur me këto raportime është deklaruar edhe drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Ai tha për Express, se pacientët me kancer dje nuk kanë marrë trajtim në këtë klinikë. Kjo për shkak të grevës së punëtorëve shëndetësor.


Në ndërkohë, për sot, Kurtishi tha se shërbimet janë dhënë me rregull, por se marrja e terapisë tek një pacientë zgjat deri në 6 orë.

“Dje nuk kemi punuar sepse ka pasur grevë dhe pacientët nuk kanë shërbime. Kështu ata janë grumbulluar dhe sot ka pasur më shumë pacientë të cilët janë trajtuar si gjithmonë. Marrja e terapisë tek pacientët varet sa zgjat. Ka që zgjat deri në gjashtë orë, por të gjithë kanë marrë trajtim dhe terapinë e nevojshme. S’ka pasur probleme”, tha drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishti.

Ndryshe, përveç pritjeve të gjata pacientët po detyrohen t’i blejnë shumë medikamente vet dhe çmimet për këto sëmundje të rënda janë shumë të shtrenjta.