Enver Hoxhaj e fton Albin Kurtin për përballje në 6 debate
Enver Hoxhaj e fton Albin Kurtin për përballje në 6 debate
13.01.2021 | 16:06
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot konferencë për media.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosovës i kanosen katër rreziqe që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë Covid-19, 
 
“Sot Kosova kërcënohet prej katër rreziqeve e ku dy prej tyre janë pandemia dhe nevojat ekonomike të pandemisë. Të dyjat fenomene globale. Rreziku nacional është mënyra se si është menaxhuar pandemia dhe mënyra se si jemi përgaditur për ta menaxhuar pandeminë”, ka thënë ai.

Më tutje ai foli edhe garën zgjedhore në mes të partive politike në vend.


“E ftoj Vetëvendosjen se gara në këto zgjedhje është garë vetëm në mes të subjekteve politike, PDK’së dhe LVV’së dhe ne duam që ti prezantojmë ofertat, ti krahasojmë ofertat dhe ta shohin qytetarët se kush e ka programin më të mirë për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj e ka ftuar liderin e VV’së, Albin Kurti në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.

“Për më shumë e ftoj z.Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një për shëndetësi, një për sundimin e ligjit, një për arsim dhe një për politikën e jashtëm dhe të 6 me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme që është ii interesuar z.Kurti që të debatoj, sepse demokracia nuk është monolog dhe as zgjedhjet nuk janë monolog por janë dialog dhe jam i gatshëm që të dialogoj dhe të jem rival në këto zgjedhje. Ne garojmë për vendin e parë”, ka thënë më tutje ai.