Edi Rama hedh poshtë akuzat për përfshirje me ish-agjentin e FBI-së: S’kanë lidhje fare me mua
Edi Rama hedh poshtë akuzat për përfshirje me ish-agjentin e FBI-së: S’kanë lidhje fare me mua
24.01.2023 | 21:24
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi raportimet për përfshirje të tij me një ish-agjent të FBI-së, i cili është arrestuar të shtunën për dy akuza të rënda.

Kryeministri Rama tha se anipse opozita po “ia bën gjyqin”, akuzat që rëndojnë mbi ish-agjentin e FBI-së nuk kanë të bëjnë fare me të, 

“Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!”, shkroi Rama në Twitter.


Sidoqoftë, Rama tha se nuk do të merret me këto raportime.

“Më pak fjalë dhe akoma më shumë punë e kontakte me njerëzit që kanë punë për të bërë apo punë për të zgjidhur.”