Bilek: Liberalizimi i vizave, lart në agjendë gjatë Presidencës së Çekisë
Bilek: Liberalizimi i vizave, lart në agjendë gjatë Presidencës së Çekisë
01.07.2022 | 14:49
Ambasadori i Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog kanë prezantuar sot përparësitë e Çekisë gjatë kryesimit të Këshillit të BE-së.

Bilek ka prezantuar prioritetet e marrëdhënieve të jashtme, duke nënvizuar ato të Ballkanit Perëndimor.

“Progres në negociatat e zgjerimit të BE-së. Mbështetjen e procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.


Mes tjerash, ai ka përmendur edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, për të cilën ka thënë se do të jetë lart në agjendën e Presidencës Çeke.

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, ka shtuar ai.

Çekia, nga 1 korriku, mori kryesimin e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian, që zgjat deri në fund të këtij viti.

Në gjashtë muajt paraprakë, në këtë pozitë ishte Franca.