Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia
Bajatoviq: Elita e SHBA-së ka nevojë të prodhojë probleme, por s’është lehtë të shantazhohet Serbia
28.02.2021 | 23:05
“Politika e mirë e jashtme e Serbisë mundëson integritet në botë dhe kjo së pari ndihmohet nga bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me Rusinë dhe Kinën”, tha drejtori i ndërmarrjes publike Srbijagas, Dushan Bajatoviq, raporton RTV Pink, 

“Sa i përket BE-së, tregohet se kemi të bëjmë me një burokraci të pafuqishme, por nuk do të thotë se është e padëmshme. Sa i përket ardhjes së Bidenit, le të shohim së pari marrëdhëniet e SHBA-së me pjesën tjetër të botës. Thelbi është se politika jonë është demokratike dhe më e mirë. Elita, në atë pjesë Atlantike, ka nevojë të prodhojë probleme, sepse është e vetmja që është aq e fortë”, beson Bajatoviq.
Siç theksoi ai, “integriteti që posedon Serbia është thelbësor”.

“Nuk do të jetë e lehtë të shantazhohet Serbia dhe kjo është e qartë për të gjithë”, shtoi Bajatoviq.