Axha i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes
Axha i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes
07.04.2021 | 22:55

Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.


Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes, shkruan Express.

Ndërsa ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn. Emri i tij u diskutua për shkak se ishte emër i padëgjuar në skenën politike.

Ndërsa zëvendësministër në këtë ministri, Kurti emëroi dje Shemsi Sylën. Ky i fundit kishte shërbyer në UÇK, pastaj në TMK e FSK.