A preken të vaksinuarit nga varianti Delta – IKSHPK jep të gjitha përgjigjet që ju duhen
A preken të vaksinuarit nga varianti Delta – IKSHPK jep të gjitha përgjigjet që ju duhen
30.07.2021 | 17:47
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka treguar se a veprojnë vaksinat anti-COVID19 kundër variantit Delta të koronavirusit.

Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se efikasiteti i vaksinës kundër variantit delta është 75 për qind pas dozës së parë dhe rritet në 94 për qind pas dozës së dytë.


“Po. Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë. Kurse efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë dhe 60-80% pas të dytës”, ka njoftuar IKSHPK.

Në njoftimin e Institutit është bërë e ditur se më së shumti nga variant Delta preken personat e pavaksinuar.

Kosovare Asllani kontribuon me gol në kualifikimin e Suedisë në gjysmëfinale
“Më së shumti preken personat e pavaksinuar. Në SHBA, nga rastet e vdekjeve të raportuara në dy muajt e fundit, gjithsejt 99.5% e personave të vdekur ishin të pavaksinuar”, njofton IKSHPK.

Megjithatë, nga variant Delta mund të preken edhe të vaksinuarit, por kjo sipas IKSHPK-së ndodh shumë rrallë.


“Po, por kjo ndodh shumë rrallë dhe zakonisht te personat që nuk e kanë kryer vaksinimin e plotë me dy doza”, ka bërë të ditur IKSHPK.

Të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që ka publikuar IKSHPK rreth variantit Delta:


VARIANTI DELTA

➡️ A veprojnë vaksinat kundër variantit Delta të koronaviruseve?

ℹ️ Po. Efikasiteti i vaksinës kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë.


Kurse efikasiteti i vaksinës kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë dhe 60-80% pas të dytës.


➡️ Kush preket më së shumti nga ky variant?

ℹ️ Më së shumti preken personat e pavaksinuar. Në SHBA, nga rastet e vdekjeve të raportuara në dy muajt e fundit, gjithsejt 99.5% e personave të vdekur ishin të pavaksinuar.

➡️ A mund të preket nga varianti delta edhe dikush që është vaksinuar?

ℹ️ Po, por kjo ndodh shumë rrallë dhe zakonisht te personat që nuk e kanë kryer vaksinimin e plotë me dy doza.


➡️ Çka ndodh nëse nuk vaksinohemi?

ℹ️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

➡️ Si mund t’i heqim qafe variantet e reja?

ℹ️ Mënyra e vetme për të hequr qafe variantet është ulja e numrit të infeksioneve. Kjo arrihet vetëm me vaksinim.

Personat që refuzojnë vaksinimin janë fabrika potenciale për prodhimin e varianteve të reja. Sa më shumë njerëz të pavaksinuar që të ketë, aq më shumë mundësi do të ketë virusi të shumëzohet dhe të prodhojë variante të reja.