83 mijë euro nga Qeveria Hoti i përfitoi edhe kompania e biznismenit të afërt me AAK-në
83 mijë euro nga Qeveria Hoti i përfitoi edhe kompania e biznismenit të afërt me AAK-në
22.04.2021 | 20:34
Në tetor të vitit 2020, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Avdullah Hoti hartoi planin e Rimëkëmbjes në të cilin parashihej ndihma ndaj bizneseve. Në listën e publikuar nga Ministri Hekuran Murati janë gjithsejtë 50 biznese që kanë përfituar 60 milionë euro nga pakoja e rimëkëmbjës së hartuar nga Qeveria Hoti.

Në mesin e fituesve është edhe Shkelzen Jusaj, biznismen i afërt me AAK e Ramush Haradinajt që ishte pjesë e Qeverisë Hoti.

“Petrol Company” që udhëhiqet nga ish-kandidati për deputet i AAK ka përfituar mbi 83 mijë euro.

Nga Qeveria Hoti kompania e Jusaj përfitoi saktësisht 83.537,99 euro në emer të pakosë për rimëkëmbje ekonomike.

Përveç Shkëlzen Jusaj, bashkëpronar i kompanisë “Petrol Company” me 40% të aksioneve është Hysni Jusaj.

Menaxher i ndërmarrjes “Pertrol Company” është Fatos Shala.

Ndryshe sot ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 50 bizneseve fituese, të cilët përfituan 60 milionë euro nga shteti si ndihmë për ta tejkaluar goditjen ekonomike të pësuar nga pandemia COVID-19.