“Ushtria e Dronëve”: Ukraina prezanton mjetet e reja në luftën kundër Rusisë
“Ushtria e Dronëve”: Ukraina prezanton mjetet e reja në luftën kundër Rusisë
06.08.2022 | 03:08

Ushtria e Ukrainës po e rrit përdorimin e dronëve për t’iu kundërvënë pushtimit nga Rusia, pasi ka mbledhur rreth 20 milionë dollarë si donacione nga jashtë për fluturaket e telekomanduara.

Këta dronë, që përdoren si për vëzhgim, ashtu edhe për sulme ajrore, me sukses kanë shkuar prapa vijës së armikut, duke ofruar koordinata të shënjestrave për sulme artilerie, e madje edhe duke lëshuar granata mbi tanket e rusëve.

Njësitet e dronëve të ushtrisë ukrainase i kanë prezantuar modelet e reja me veçoritë e avancuara më 2 gusht, teksa janë zotuar se do ta zgjerojnë flotën e tyre, për të përfshirë rreth 1.200 mjete të tjera fluturuese me helika dhe avionë të vegjël të telekomanduar me motorë me benzinë.