Reçel nga  mjedrat
Reçel nga mjedrat
22.06.2022 | 04:54
Përveç shijes, mjedrat janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme

Përbërësit:


• 2 kg mjedra
• 1 kg sheqer
• 1 limon

Përgatitja:

2 kg mjedra i hidhni në kullore dhe i lani, duke e fundosur kulloren në ujë 5-6 herë, derisa të lahen mirë.

Mjedrat të kullohen dhe në tenxhere të bëhet kjo radhitje: një rend mjedra, një rend sheqer, ndërkaq në fund të hidhet lëngu i limonit dhe të lihen 2 orë në vend të ftohtë.

Pas dy orësh të zihen në zjarr të lehtë.

Kur të fillojnë të valojnë duhet të vazhdohet me zierjen dhe me atë rast me kujdes të përzihen në mënyrë të reçeli të mos shkrumbohet.


Reçelin e zier duhet ta ambalazhin në kavanoza të nxehur.

Ju bëftë mirë!