Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos
Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos
11.08.2022 | 03:19
Keshkul është një lloj pudingu me qumësht

Zakonisht shërbehet në tasa më të vegjël. Shpesh zbukurohet me miell kokosi ose fruta arrore dhe ka ngjyrë të bardhemët.


Përbërësit:

▪ 1 litër qumësht
▪ 1 filxhan sheqer
▪ 1 qese sheqer vanilje
▪ 40 g kokos
▪ 1 lugë gjelle gjalpë
▪ 1 lugë gjelle miell
▪ 200 gr arra, bajame ose lajthi të grira

Përgatitja:

Hidhni qumështin në një tenxhere, më pas shtoni kokosin, sheqerin e vaniljes dhe sheqerin.

Hidhni edhe miellin, përzieni gjithçka mirë që të mos ketë droçka dhe ngroheni në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht.

Kujdesuni që sheqeri të tretet mirë, në mënyrë që të mos digjet në fund. Kur të vlojë, shtoni gjalpin dhe përzieni derisa të shkrihet.


Mbushjen e përftuar hidheni në enë më të vogla pudingu që i keni lagur më parë.

I lini të ftohen, më pas i dekoroni me arra, bajame ose lajthi të grira.

Nëse dëshironi, mund të shtoni edhe fruta të copëtuara sipas dëshirës tuaj.

Ju bëftë mirë!