Çorbë  peshku
Çorbë peshku
07.10.2021 | 03:41
Përbërësit:


▪ 1 kg peshk
▪ 3 koka qepë
▪ 300 gr spec të grirë
▪ 300 gr domate të zier
▪ pak vaj, erëza bimësh të thara
▪ kripë, piper

Përgatitja:

1. Peshkun e pastruar nga halat dhe të copëtuar në copëza vëreni në tigan, hidhni kripë, vaj dhe piqeni në furrë të nxehtë.

2. Kur të jetë gjysmë e pjekur shtoni perimet e grira, hidhni domaten e zier, hidhni erëzat dhe piperin dhe futeni sërish në furrë që të përfundojë pjekja.

Shërbejeni të nxehtë.

Ju bëftë mirë!