Pse prindërit po lidhin tullumbace në këmbët dhe duart e fëmijëve
Pse prindërit po lidhin tullumbace në këmbët dhe duart e fëmijëve
07.04.2021 | 10:19
Nën mbikëqyrje të kujdesshme, fëmijët e vegjël mund të përfitojnë nga tullumbacet, më shumë se sa thjesht koha që kalojnë për t’u argëtuar me to.


Për të bërë detyra të përditshme, duhet të kemi aftësi të mira motorike. Këto aftësi fillojnë të zhvillohen menjëherë pas lindjes së foshnjës dhe ndërsa rriten, ata gradualisht mësojnë të bëjnë më shumë.


Një mënyrë e mirë për të forcuar aftësitë motorike dhe muskujt e syve për të përmirësuar gjurmimin dhe përqendrimin është “loja” me tullumbace. Këtë mund ta bëni duke lidhur lirshëm tullumbace në këmbët ose duart e foshnjes. Kur fëmijët lëvizin krahët dhe këmbët, ata mund të dëgjojnë që balonat lëvizin dhe krijojnë zhurmë, e cila gjithashtu mund t’i ndihmojë ata të mësojnë për shkakun dhe pasojën.

Ky aktivitet gjithashtu ndërton forcën e qafës kur ata zgjasin mjekrën për të parë poshtë këmbëve të tyre. Kjo forcë e qafës do të jetë e rëndësishme më vonë kur të mësojnë të rrokullisen. Është më mirë ta bëni këtë aktivitet kur fëmija është midis 1 dhe 5 muajsh, para se të dinë se si të rrokullisen dhe kur nuk janë ende të interesuar të hanë gjithçka.

Duhet të theksohet se ju duhet të jeni gjithmonë me fëmijën tuaj kur ata po luajnë. Për më tepër, konsultohuni me një pediatër, nëse kjo është apo jo zgjidhja e duhur për foshnjen tuaj.