Pse kapelat kanë një top të butë në maje?
Pse kapelat kanë një top të butë në maje?
03.12.2021 | 03:26
Mund të mos e keni vrarë mendjen ndonjëherë por a e dini se kapuçi juaj i preferuar ka pasur dikur edhe një funksion tjetër veç mbajtjes së kokëve dhe veshëve ngrohtë kur jashtë bën ftohtë.

Pjesa më e madhe e kapuçave kanë një top të butë në majë.

Vendosja e topit të butë në majën e kapuçave u aplikua fillimisht nga marinarët franceze të cilët rrinin për muaj me radhë nëpër varka.

Ndaj, topi i butë iu vendos kapuçave për të zbutur goditjet e kokës kur kishte dallgë të forta e ata duhej të qëndronin të mbyllur në kabinë.