Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Lasgush Poradeci
17.12.2016
|
09:58
Biografia
Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec. Në moshën 10-vjeçare vazhdoi studimet në Manastir dhe më vonë në Athinë, ku mbaroi liceun.
Në vitin 1921 ai shkoi në Rumani, për të ndjekur studimet e larta. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha bursë dhe kështu arriti t`i përfundojë studimet e larta në Grac (Austri) në Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane. Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes, ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhej, i cili u shqua për ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. Me 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci, vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë.
Veprat
"Vallja e Yjeve" Poezi
"Ylli i Zemrës" Poezi
Analizë poezish
NË VEND TË PARATHËNIES
Në vend të parathënies është vjersha “Zog i Qiejve” e cila shpalos programin e ti poetik vjersha fillon me vargjet:
Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...
Do t’ j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,
Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:
Që në vargjet e para vërehet se si poeti do të këndoi një këngë të re duke e nxjerrur nga fundi i vetvetes një mall të ri që në këto vargje dalin dy nocione, figura, tema të poezisë së Lasgushit. “Kënga e lashtësisë” dhe “Malli i ri” të cilat kanë një lidhje të ndërmjetme dhe nuk kundërshtojnë njëra tjetrën pasi thirrja që do ta bëjë poeti në lirikën shqipe nuk është shkëputje nga kontinuiteti i poezisë së mëparshme por një kërkim i një lidhje të fortë me burimin me këngën e lashtësisë për t’u ngritur deri tek malli i ri pra kjo është thirrja për origjinalitet dhe vjersha vijon duke shtjelluar programin e poetit.
Zog’ i Qiejve
Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,
Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet
Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,
Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh,
I venitetme-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.
Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur
Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur,
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!
Kjo poezi që është njëra ndër poezitë më të bukura të poetit për shumë arsye është një hyrje për të kuptuar në tërësi poezinë e Lasgushit në të vërtetë është një këngë për mënyrën e këngës së poezisë, sepse ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit poetik që shkon nëpër fazat e veta nga frymëzimi deri te krijimi, në fillim Zog’ i Qiejve është bilbili që simbolizon poetin është në tokë ku merr frymëzimin për këngën ky frymëzim rritet duke ndier e njohur vendin ku qel junapi, fushat, liqenet, detet, malet, lulet etj.
Kjo këngë rritet nga zjarri i brendshëm e shkon drejt Diellit e Zotit takon yjet e ndezura përgjithnjë.
Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qiejvet, o Zot!
Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:
Posi lot në rreze djalli ndrit-e në Përjetësi!
Katër vargjet e fundit janë lutjet që i drejtohen poetit e Zotit për një bashkim me idealin e tyre poetik, këtu poeti himnizohet si një zog i qiejve, si një këngëtar finok që ndriçon e jeton në përjetësi.
Lasgushi krijimin e vet e mbështetë në katër figura elementare:
Qiellin, Dheun, Ajrin e Zjarrin të cilat bëhen edhe temat e përhershme të poezisë së ti nëpërmjet komunikimit të tyre krijohet lirika e Lasgushit që ka lëvizje poshtë lart e anasjelltas kështu në nivelin e ndjenjës që është e pa dukshme merr formë piramidale ky shkallëzim i ndjenjës përcillet me një shkallëzim të formës poetike kështu bëhet përpjekja për të krijuar formën e përsosur të jashtme të poezisë fillimisht theksohet mundimi i poetit zbulimi i gjuhës së emocionalitetit të lartë që bëhet gjuhë e zjarrtë.
“O gjuhë e shenjtëruar o mall me shpirt plot
o vetetim e qiellit që fërfëllon me flak
o djell e llaftaruar që ndrit si pik lot”
Janë këto vargjet e poezisë “Gjuha e Zjarrtë” kjo gjuhë ky verb i lar në anë ky zjarr që përflaket si yll vetmitar kjo fshehtësi i bëhet poetit gjuhë e poezisë gjuhë e dashurisë.
Në poezinë kënga “Pleqërishte” kemi një identifikim të poetit me vendin e ti tashmë kjo këngë është bërë këngë e re e poetit, është bërë mall psherëtimë lot i zi vaj që buron nga shpirti.
Edhe në poezinë “Poradeci”, “Drenit liqerit”, “Zemra e liqerit”.
Këto poezi me tu parë duken si poezi pejsazhiste në fakt janë poezi ku luhet drama e njohjes dhe e vet njohjes poetike.
Dy vargjet e fundit të poezisë “Poradeci” duke nisur rrugëtimin mes për mes për Shqipërinë:
“Drini plak e i përmallshëm po buron prej shëndoumi”
Janë vargjet që shprehin dhembjen e madhe për ndarjen e vendit
VARGJE DASHURIE
Nuk ka lirikë të madhe pa dashurinë në një rast Lasgushi thotë unë besoi te dashuria më shumë më ka tronditur në jetë dashuria, më shumë më ka gëzuar në jetë dashuria dhe në poezinë e ti “Lirika” dhe “Dashuria” janë mbizotëruese edhe titulli i blenit “Ylli i Zemrës” ishte “Vasha e Trimi”
“Ishe vogëlushe, isha mituri,
ishe vashë e bukur, isha trim i ri"
Ja si e kemi pra një këndim të dashurisë në frymën shqiptare.
Poeti i këndon kësaj ndjenje si një fuqi themelore jetësore dashuria për të është Tokësore dhe Qiellore. E dashura këndohet në nivelin e bukurisë trupore dhe shpirtërore.
Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua.
Te fjala motër poeti i drejtohet së dashurës o motër e ëmbël këtu fjala motër nuk është në kuptimin që ne e kemi sot për të, por motër prej mater që është emërtim i vjetër i vashës si grua, nënë si shoqe pra gjithnjë e më i përafërt është koncepti i lasht shqiptar i këndimit të femrës.
O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër,
Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,
Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër,
Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-perëndisë.
Këto vargje sjellin figurat qendrore të poezisë së Lasgushit.
Zjarri, malli, ylli, varri, flaka. Figura e yllit e cila del në të dy titujt e librave është e lidhur me dashurinë.
Dashuria për të është mall një ndjenjë e larguar ëndërrim, fshehtësi, dëshpërim dashuria për të është varr që për të mbetur gjallë për ditë e donë nga një lëndim të ri.
Më tepër se gjysma e poezive të Lasgushit janë këngë për dashurinë kjo dëshmon që poeti gjatë gjithë shekullit të vet krijues ka shkruar vjersha dashurie që tregon se ky motiv nuk lidhet me moshën e krijuesit por me thellësinë e motivit personal, pra lirisht mund të themi se: “Dashuria nuk njeh vite”
VDEKJA E NOSITIT
Është poezia më e realizuar e Lasgushit kjo poezi është shkruar në vetën e parë si monolog ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst drejtpërdrejtë ndaj fiton një dramacitet të lartë këtu figura e i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve, vet rrëfimi i Nositit nis me fjalët:
“Me zjarr ju flas..., me zjarr”
Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri për lloftari, dëshirë, gjakim për vetëflijim për ushqimin e trashëgimtarëve dhe vdekja vjen me gas vetëm pasi është mbushur ideali njerëzor vetë atëherë ajo është e pa vajtueshme, dhe vjersha fillon me vargjet.
Vdekja e Nositit
Me zjarr ju flas..., me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr...
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! gjirin t’a godas...
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças...,
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...
Mendimi i Kutelit për Lasgushin
Në hierarkinë e elementeve që përbëjnë vlerën e një vepre poetike, forma ose trajta zë vendin e parë. Kuptimi ose përmbajtja nuk vijnë përveç se në radhën e dytë. Kjo gjë shpjegohet e kuptohet lehtë. Sepse, sa e sa nuk mund të kenë mendime të larta e mbase hyjnore, sa e sa nuk mund të kenë ndjenja të thella e të kthjellta, sa e sa nuk mund të ndjejnë e të shijojnë shpirtërisht bukuritë e jetës dhe të natyrës, gazin e ditës, magjinë e mbrëmjes ose fshehtësinë e natës, sa e sa nuk mund të përmbushin vepra të larta, po të gjithë këta duke mos patur mundësinë e brëndshme t’i shprehin këto ndjenja e mendime të veshura me veshjen e poezisë, pra, të formës, nuk janë vjershëtorë. Janë e mbeten, ndoshta mendimtarë, shkencëtarë, shkrimtarë, e mbase heronj, por jo vjershëtorë.
Kjo është arsye, për të cilën në vëzhgimin e veprës poetike të Lasgushit, ne fillojmë me formë, duke përmbledhur në këtë fjalë fjalorin, përfytyrimet, rimën, ritmin, fonologjinë e stilin përgjithërisht.
Fillojmë me fjalorin. Zgjedhja e fjalëve, kalitja dhe radhitja e tyre, pasqyrojnë shkallën e ndjesisë artistike të një shkrimtari. Këtë ndjenjë Lasgush Poradeci e ka të zhvilluar në një shkallë të lartë, ku nuk ka gjetur të tjera gjurmë, përveç gjurmëve anonime të këngëtarëve popullorë që janë gjurmët në histori të kolektivitetit shqiptar. Frymëzimi poetike, i cili zbret si një shkëndijë prej së larti, nga bota "transendentale", Lasgushi e konsideron si një frymëzim të fjalës:
Sbret një yll prej lartësije,
Një të ndritur shkrepëtime
Posi flakë e posi hije
Ajo ryn në zemër t’i me.
E kuptoj me shpirt të sosur
Si kullon dale nga dale
E si fjalës së palosur
M’i hap kindën e një pale...
Naimin e quan Lasgushi Fjalëtor i mallëngjyer dhe gjuhën e vetë e quan "Verb i Perëndisë", sipas vargut të Ungjillit të Shën Joanit “Që përpara herësë ishte Fjala”, duke nënvizuar vëndin që zë fjala si element i parë poetik. Nëpërmjet fjalorit Lasgushi shquhet haptazi nga gjithë poetët e tjerë të shqipes. Lasgushi ka fjalorin e tij, një fjalor të cilit dalngadal do ushtrohemi t’i themi lasgushian. Elementet kryesore, tipike të këtij "glosari" janë fjalët e lashta e të rralla të papërdorura përpara tij në literaturën e kultivuar, fjalët e thurrura dy e tri bashkë sipas shpirtit të gjuhës shqipe dhe fjalët e reja të nxjerra nga fjalët e vjetra pas harmonisë së shqipes. Përmjet kësaj trinije e përmjet mënyrës ose stilit të përdorimit të fjalëve në vargje, Lasgushi ka përtëritur shqipen duke i dhënë ngjyra të reja, ndriçim të ri e gjallëri të re. Radhisim këtu më poshtë disa fjalë të lashta e të rralla të kuptuara nga vepra e Lasgush Poradecit.
Disa lule
M’a cik qipallëzën e fjetur
Me gjishtërinj si prej zëmbaku.
Eja motër
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku cel junapi
Zog i qiejve
Disa sende të përdorura si përfytyrime poetike
Në cetele të kujtimit që dhëmkoset pak nga pak
Naim Frashërit
Pikon si sumbull engjervi
Kjo fjala jote ti moj ti
Mbretërija jonë
Sesa nër pah shkëndijash...
Një yll përjetësije
Më vërtitet mëndj’ e shkretë
Posi shaqituar
Syr’ i fshehur
.,
Disa fjalë të tjera
Esht agim tashi moj mike
Dhe ja se ku dolla
Nënë strehë venetike
Syri i fshehur
Dyke ngjitur për së nalti
Fërfëllon një flakë e himët
Rri mbështetem në tryezë
Që prej zallit të përbujshëm
Nisën lundrat levorashe
Zemra e liqerit
Sa i përket burimit, disa nga fjalët e lashta të mësipërme të përdorura në glosarin poetik të Lasgushit, janë marrë prej këngëve popullore dhe të tjerat prej shkrimeve të vjetra të shqipes (Kupitori, Kristoforidhi, etj). Kështu, fjala pikëlore është marrë nga kënga “Moj nëpërka pikëlore”, fjala pah nga kënga poradecare “Plaku dhe djali”; fjala gjeratore është marrë nga Kupitori; fjala qëndresë (që do të thotë qiell me yje) është marrë nga Papa Kristo Negovani.
Përveç fjalëve të lashta të veçuara të përdorura në kuptimin e parë ose në një kuptim metaforik, glosari i Lasgushit përmban edhe disa vargje fjalësh të bashkuara ose të marra nga goja e popullit ose të thurura sipas frymës organike të shqipes. Këto fjalë pasqyrojnë njëmëndësinë edhe mundësitë e shumta të shqipes si edhe artin e thellë të poetit.
Disa shëmbëlla
Vijnë vashat valle-valle
Gushë e gji stolisura
Një pëllumb, një sy-zorkalle
Vallja e luleve
Kur m’u rite vogëloshe
Vogëlo si flutura,
Mes – hollë-këputura
Kur m’u rite vogëloshe
M’u shti vashëza në gjumë
E-ëmbla –mi shoqe-shumë
Do t’a mar t’a kem për fare
Moj lesh-verdhën – lozonjare.
Vate prilli
Mbledhur shoqet në një qoshe
Dic m’ju flisnje, dic m’ju thoshe,
Gushë-e llërë e gji bardhoshe.
Kush të fali bukurinë
Asnjë nga këto fjalë të thurura në mënyrë analitiko-sintetike nuk mund të përkthehet në një gjuhë të huaj. Ato pasqyrojnë ndjenja e koncepte krejt shqipëtare, të cilat Lasgushi na i shqipëron me një mjeshtëri të pakapërcyeshme.
Po, as zbulimi, as përdorimi e vleftësimi i fjalëve të lashta të shqipes, as thurja quasi –sinthetike e disa prej tyre si pas shpirtit të gjuhës, nuk i mjaftonin Lasgush Poradecit për t’i dhënë veprës së vet harmoninë e tingëllimeve që e ndjente brënda në vetëvetën e për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij. I duheshin pra ngjyra të reja, mjete, shprehje të reja, të cilat shqipja si gjuhë e njomë dhe e begatshme dhe e palëruar nuk i kishte. Dy rrugë i mbetëshin Lasgushit për të mbushur këtë bosh organik të shqipes: ruajtja nga gjuhët e tjera më të zhvilluara, ose punimi i shqipes për të nxjerrë mjete e fjalë të reja. Secila prej këtyre dy rrugëve ka rreziqet e saj, sepse përzierjen e shqipes me gjuhë të tjera për të bërë një gjuhë balashe(balash-kafshë shtëpiake), veçanërisht në artin e vjershërimit, nuk e pranon as shpirti, as veshi, sepse fjalët e reja të krijuara prej dikujt mund të rëndojnë kuptimin e shijimin e veprës me artificializmat e tyre. Me këtë mënyrë të dytë u pat përpjekur dikur Papa Kristo Negovani të shprehë mendimet e veta e të begatojë shqipen. Sepse, me disa përjashtime, dëshmori i Negovanit nuk pat ndjekur vragën e shpirtit të shqipes, fjalët e krijuara prej tij nën robërinë filologjike të greqishtes, u shkund si shkunden fletët në vjeshtë. Kjo gjë nuk e ndaloi Lasgushin të zgjedhë edhe ai rrugën e krijimit të fjalëve të reja si mjet të pasurimit të fjalorit shqiptar. Ndryshimi nga të tjerët glosologë që patën ndjekur po atë qëllim, qëndron në faktin se Lasgushi nuk u largua fare nga shpirti i gjuhës shqipe. Fundi i fundit, fjalët e “krijuara” prej Lasgushit rrjedhin prej një shqipe të njohur ose prej bashkimit të dy fjalëve të tjera edhe këto të njohura edhe të gjalla. Shumica e këtyre fjalëve kanë hyrë sot e përgjithmonë në gjuhën shqipe. Të radhitura në vargje vjershash, disa nga fjalët “lasgushiane” tingëllojnë kështu:
E kur pat humbur jet e dherit,
Kur syr’i lodhur m’u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit
M’i cfaq ylberin e një rruaze...
Fatlur, o shpirt, ti je nër gaze,
Dhe nër mjerime je fatlum!
Shpirtit
Tashi dh’agimi llambaritës
Po svagullon në fund liqeri.
Mëngjes
Po nga mërgimi zemërak
Të pres me mardhje të më vish,
Të më rrëfehesh si zëmbak
Nër mijë lule dhemshurish
Të ritë e viteve të mi
Ti det, brohori fshehtësire!
Kuptim i potershmë, ti det!
Dh’aspak nuk më tremb zhurmërija
Ndaj turret me hov e vërtik
Gjeniu i anijes
Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.
Dremit liqeri
Në këtë kaptinë të fjalorit është e udhës të shtojmë disa fjalë përmbi përfytyrimet, përmbi metaforat ose përmbi stolitë stilistike të Lasgushit. Një shënim të parë që lypet të bëjmë me këtë çështje është konstatimi se Lasgushi është këtu si edhe në shumë fusha të tjera të veprimit, i cili nxjerr të gjitha metaforat e simbolet vetëm e vetëm prej gjuhës shqipe, prej realiteteve e mundësive shqipëtare, prej etikës shqiptare. As mitologjia greke dhe as mitologjia romake, të cilat zotërojnë kaq breza artistësh të të gjitha cepeve të botës, nuk e shtyjnë Lasgushin të përdorë ndonjë motiv ose simbol të huaj në vjershëri. Lasgushi është i vetëmi poet shqiptar, që mendon, flet e shkruan vetëm shqip. Ay përpiqet të vlerësojë e të zhvillojë potencialin shqiptar në art e në gjithë fletët e jetës.
Poezitë
Maja e Çelur
Lulet lulëzuan
me të parë djellë
kushedi ç`duruan
që kur janë mbjellë:
që kur u përzien
me rër` e me ujë,
dhe u lagn` e u lyen
pa bujë e rrëmujë.
Pa zë psherëtimi,
zë e vaj të kotë,
i ngurroj thellimi
nënë dhen` e ftohtë.
Edhe balt` e ndotur,
edhe llum` i ndyrë
i patnë përlotur
me ngjyrë e mënxyrë.
Ato piperonin
me një sulm i qetë
dhe mbinin e shkonin
që përposh përpjetë.
Që ngaj errësira
brenda në dhè thellë
ndillnin krejt të lira
dritën edhe qelltë.
Sa me rënd` i mbante
rrënj` e balt` e nxirë
dh` i tërhiqte e s`i ndante
për në fundësirë,
dhe sa m`i padukur
edhe sa m`i zjarrtë
ishte sulm` i bukur
për në qiejt` e lartë,
aq më lirë e fshehur,
dh` aq më me ngadalë
rritnin pa pandehur
sulmin e pandalë:
Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimë!
Ja! qesh pranëvera
nëpër ngashërime!
Ja! sa lul` e qetë
çeli gjinë e sajë,
përmbi degë e fletë
atje lart në majë!
Poradeci
Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb` i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...
E kudó krahin` e gjërë më s`po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t`im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...
Dimër
Shpirti im që sot u mbyll
Dhe gëzimin m`a përzuri.
Nëpër mal e nëpër pyll
Zu dëbora prej qëkuri.
Bjenë flokët një-nga-një
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nënë të
Dheri fjet e ri mbuluar
Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe në zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipëlim
Tërë fili, tërë jeta.
Në kaq heshtje-e qetësi
Ndjej vajtimthin e një shpesi:
Psherëtin me zë te ti
Jet` e trembur se mos vdesi...
Malli
Syri-i bukur që t`u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.
Sapo shpirti m`u delir -
Shpirti im i nxirë krejt -
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t`u mvrenjt.
E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.
Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t`u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon.
Do më lerë...A! po si -
Qoftë-aherë-ose tani -
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?
Shpirtit
Të lus, o Lajmës i qielluar!
O Frym` e Zotit, vetë Zot!
Me hirin t`ënd të pashteruar
Që ka mburim përjetësije,
Hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti-je.
Dhe nër mjerime je hirplot!
Ti botës s`onë-i prure lajmin
E nj`ëndërimi të pafaj:
Për mallin t`ënd me të pastajmin
Ti kuvendon që përmbi botë,
Dhe në gëzim i bije lotë,
I bije gas në zi të saj.
Kur del mi male yll`i ditës
e shuhet nata prapa ti,
Ti me vështrimin vetëtitës
çkëlqen në fund të zemrës s`ime
Dh`i bën prej këngës së një grime
Një të përjetshme-harmoni.
E kur pat humbur jet` e dherit,
Kur syr` i lodhur m`u përgjum,
Në shkëndijim të kandilerit
M`i cfaq ylberin e një rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti je nër gaze,
Dhe nër mjerime je fatlum!
Sot hapa sytë që-me-natë
E po këndoj si kurrëkush:
drejt lartësisë se pamatë
Ah. mëshiro të ngjite- i cmuar
Prej gjirit t`im të përvëluar
Fjalim`i mallit t`im mjerush.
Syt` e Lumtur
Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur më dole mbudhe, ti moj lumja ti!
Vinte perëndimi me të vagëlluar
Pa m`i shtire tinës ata syt` e shkruar.
Ata syt` e shkruar, sytë moj të fjetur,
Shtatë vjet me-radhë t`i kam përshëndetur.
Kur më pe së pari, more-e m`u largove,
Kur më pe së dyti, more-e m`u afrove,
Kur më pe së treti, more-e më pushtove,
Të putha në gushë, ti m`u turpërove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.
Je Ulur Fort
Kujtimi im që më s`më jep të qetë,
Kujtimi im q` u llaftaris pas teje,
Në qetësi ësht` isker prej rrufeje,
Në ças llaftare zjarr e flakë vetë.
Çkëlqen si prush kur skëterrohen retë,
Kur mall` i dhembshur zë buçet ndaj meje.
Kuptimin t`im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n`atë hof m`a ndrin ah! zemr` e shkretë.
Kaq mot-më-mot shkëndijat m`j-u shpërndanë
Gjith përmi kulm të bimës më së gjatë...
M`j-u përeluan gjith me tjetër anë...-
Je ulur fort, po syt` e mi të panë:
Plot me stoli kjo lul` e zemrës s`ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane.
Shpërndaje
Figura të Albanologjisë
Gjon Buzuku
20.12.2016
|
09:32
Zef Serembe
20.12.2016
|
09:26
Abdyl Frashëri
20.12.2016
|
09:20
Jeronim de Rada
20.12.2016
|
09:16
Ali Asllani
20.12.2016
|
09:10
Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni
20.12.2016
|
09:05
Gaspër Pali
20.12.2016
|
09:00
Luigj Gurakuqi
20.12.2016
|
08:55
Martin Camaj
20.12.2016
|
05:15
Shefkije Islamaj
20.12.2016
|
05:06
Më të reja
Më të lexuara
Ish-ambasadori amerikan në NATO: Kosova e teproi në veri, por ndjeu se i gërryhej sovraniteti
Publikohen dëshmi të reja: Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar i Millosheviqit në Koshare
Peach pas vizitës te Kurti: Dhashë mesazh të qartë se veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës
Kurti: U befasova nga vendimi i SHBA-së për sanksione, vendim i tepruar dhe i padrejtë
Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi
Përveç 700 trupave shtesë, NATO vë në gatishmëri të lartë edhe një batalion tjetër rezervë
“Palët të përmbahen nga veprimet e papërgjegjshme”, Admirali i NATO-s vjen në Kosovë, diskuton me QUINT-in për rikthim në dialog
Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
Sulmohet me gurë një veturë e policisë në Zveçan
Lajçak për situatën në veri: Dhuna është e prapranueshme, kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike
Lasgush Poradeci
Naim Frashëri
Ndre Mjeda
Andon Zako Çajupi
Gjon Buzuku
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Gjergj Fishta
Fan S. Noli
Martin Camaj
Faik Konica
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting