Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Gjon Buzuku
20.12.2016
|
09:32
Biografia
Gjon Buzuku është autori i parë i njohur deri më sot i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar, që është quajtur „Meshari“" (1555), vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar që është ruajtur deri sot. Ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore jo aq larg nga vendi i botimit. Meshari përbëhej nga 110 fletë (220 faqe). Kopja e librit që ka arritur është e cunguar, përbëhet nga 94 fletë (188 faqe). Kësaj kopjeje i mungojnë 16 faqet e para, ndër to edhe kopertina me faqen kryesore. Duke qenë se Meshari është përkthim i teksteve të njohura liturgjike dhe pjesëve të Dhiatës së vjetër dhe Dhiatës së re, ai nuk është shumë i vështirë për t’u interpretuar, me gjithë ortografinë e ndërlikuar, gjuhën arkaike, gabimet e shumta të shtypit e mungesat e fjalëve. Të 188 faqet e tekstit përmbajnë 154 000 fjalë me një tërësi fjalori prej rreth 1500 leksemash, dhe janë një minierë ari e vërtetë për leksikografët dhe gjuhëtarët historikë. Përmban lëndë të ndryshme kishtare dhe pjesët kryesore të liturgjisë katolike. Kjo përmbajtje flet për përdorim të gjuhës shqipe në shërbesat fetare, lidhur siç duket me përpjekjet për përdorimin krahas latinishtes edhe të gjuhëve amtare.
Meshari është botuar me alfabetin latin të tipit gjysmëgotik, i zakonshëm në atë kohë në Italinë veriore. Kryesisht për tingujt e gjuhës shqipe që nuk i ka latinishtja (g, gj, th, dh, z, x, i), ka edhe pesë shkronja të posaçme, që kanë përngjasim me disa shkronja të alfabetit cirilik. Autori shihet se ndjek një traditë mjaftë të konsoliduar të shkrimit të shqipes, të cilën do ta vijojnë edhe autorët pasardhës të Shqipërisë veriore. Qenia e një tradite letrare të mëparshme shfaqet edhe në gjuhën relativisht të përpunuar të veprës. Në pasthënie shprehen shkoqur ndjenjat atdhedashëse që e kanë frymëzuar, dëshira e tij për të ndritur mendjen e bashkatdhetarëve. Në veprën e Buzukut gjejmë ndonjëherë edhe pjesë të një proze tregimtare me vlera letrare, të shkruara me gjuhë të qartë dhe të kuptueshme. Bie në sy puna e tij, ose e traditës së, mëparshme, për pasurimin e shqipes me fjalë të reja, në mes të cilave ka mjaft fjalë të sferave të jetës mendore. Si vepër e parë shqipe e njohur, "Meshari" ka rëndësi të madhe për historinë e kulturës, në mënyrë të veçantë për historinë e shqipes së shkruar dhe të letërsisë shqiptare. Është dëshmi e shqipes në shek. XVI, në një fazë kur nuk ishin zhvilluar ende një pjesë e dallimeve dialektore të mëvonshme. Me gjuhën në një masë të mirë të standardizuar e të kodifikuar, si koine letrare që u ngjit e u zhvillua me veprat e autorëve të Veriut në shekujt XVI - XVIII, vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar kulture.Meshari ndodhet në biblotekën e Vatikanit me shënimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194.
Koncepti zhanror dhe përmbajtja e Mesharit
Çështjet kryesore për diskutim rreth Mesharit janë përmbajtja e librit dhe koncepti zhanror i tij. Me zbërthimin eventual të këtyre dy çështjeve dominuese, do të zgjidheshin edhe disa të tjera, të cilat janë ngushtë të lidhura me dy të lartcekurat, sidomos personaliteti i autorit, koha e krijimit të veprës, vendin dhe vitin e saktë të botimit si dhe titullin e plotë të librit. Nga këndvështrimi i studimeve të deritashme buzukiane, jemi në gjendje të diskutojmë për shumë çështje të hapura, një pjesë e të cilave janë zgjidhur, kurse një pjesë tjetër pritet në të ardhmen të zgjidhen. Problemi i parë, i cili meriton kujdes të veçantë, është vetë Meshari dhe përmbajtja e tij; analiza dhe studimi i tij, si në rrafshin horizontal ashtu edhe në atë vertikal, si dhe krahasimi analogjik me veprat e ngjashme, të botuara para dhe pas kohës kur u botua Meshari, mund të ndihmojnë në zgjidhjen tërësore ose të pjesshme, të çështjeve të mbetura.
Mesharit i mungojnë së paku 8 fletët e para. Së bashku me këto fletë, fatkeqësisht, mungojnë edhe titulli i vërtetë i librit, viti i botimit, vendi i botimit, emri i saktë i autorit ose i përkthyesit, titulli i origjinalit, nga ku janë marrë pjesët që janë përkthyer, leja e botimit, pastaj parathënia, hyrja dhe ndonjë poezi, në formë lavdi, që ishte gjë e zakonshme e kohës, për botime të tilla. Mungesa e këtyre të dhënave u ka hap rrugë studiuesve të shumtë, që të sjellin ide dhe argumente të reja, që nga ato të natyrës tipografike, e deri te ato gjuhësore, me të cilat dëshirohet të zgjidhen çështjet shumë të diskutuara, të shkaktuara nga mungesa e të dhënave, të cilat do të duhej të ishin në faqet e para të librit. Natyrisht zgjidhja e problemit të vendit të botimit, do të ndihmonte të zbërtheheshin edhe shumë çështje të tjera të panjohura.
Gjurmët e historisë së librit të parë shqip nëpër bibloteka derisa mbërriti në Vatikan.
Gjurmët e Mesharit, humbin deri në vitin 1740, kur imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova, njofton atë Gjergj Guzetën, themeluesin e Seminarit arbëresh të Palermos, për ekzistimin e një ekzemplari të vetëm, duke i dërguar atij, një fragment të kopjuar të këtij "Antichissimo Missale per antichita tutto straciato", me shënimin se ruhet në Bibliotekën e Kolegjit të Propaganda Fide [Kolegji për Ungjillizimin e popujve] në Romë. Në shkrimet e tyre, Mesharin e përmendin edhe rektorët e Seminarit të Palermos, Pal Parrino 1710-1765 e Sepë Krispi 1781-1859.
Mesharit prapë i humbin gjurmët deri në vitin 1898. Në vitin 1898, Meshari, nga biblioteka e Kolegjit të Propagandës Fide, dërgohet në koleksionin e librave Orientale, të kardinalit Stefano Borgja. Disa vite më vonë, së bashku me koleksionin Oriental, të kardinal Borgjës, bëhet pronë e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, në Vatikan. Fillimisht regjistrohet në signaturën R[accolta] G[enerale] Liturgia. III. 194., R. G. Liturgia. III. 194., që disa vite më vonë të regjistrohet në signaturë të re, në të cilën ruhet edhe sot Ed. Prop. IV. 244. Në vitin 1909, imzot Pal Skiroi ishte i pari që nxori fotografinë komplete të Mesharit. Pas një pune këmbëngulëse, shumëvjeçare, Skiroi bëri transliterimin, transkriptimin fonetik dhe një studim të veçantë për gjuhën e Mesharit, duke e krahasuar atë me shkrimtarët tjerë të Veriut, veçanërisht me Pjetër Budin. Vepra e Skiroit, është edhe sot e kësaj dite në dorëshkrim dhe e pa botuar. Me këtë dorëshkrim janë shërbyer N. Resuli, E. Çabej dhe ne, gjatë hulumtimeve të bëra në Vatikan.
Justin Rrota, në vitin 1929, nxori tri kopje të filmuara të Mesharit, të cilat u depozituan në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, ku ruhen edhe sot. Më vonë, në vitet `50 të shek. XX, dy studiues të shquar shqiptarë, E. Çabej dhe N. Resuli, secili në mënyrë të pavarur nga tjetri, përgatitën për botim, Mesharin, duke vënë në përdorim, kriteret e shkencës bashkëkohore, si dhe tri mënyra të riprodhimit të ekzemplarit origjinal, transkriptimin fonetik, transliterimin dhe fototipinë, të përcjellë me analiza të thukëta kritike shkencore. N. Resuli, studimin e tij e botoi në Vatikan në vitin 1958, në një numër të kufizuar ekzemplarësh, në kollanën e njohur Studi e Testi nr. 199; derisa E. Çabej, e botoi në Tiranë në vitin 1968. Edhe pas këtyre botimeve, libri njihej vetëm nga rrethe të caktuara specialistësh dhe shkencëtarësh. Në fund të viteve `90, Meshari depërtoi te masa e gjerë e lexuesve dhe u bë i mundshëm studimi i tij i shumanshëm. Ishte viti 1987, kur shtëpia botuese Rilindja e Prishtinës, bëri ribotimin integral të tekstit të E. Çabejt, nga viti 1968.
Vëmë në pah se, studimet e deritashme, qoftë ai Skiorit, apo këto të Resulit, Çabejt e Camajt dhe ky i yni së fundi, etj. kanë disa dallime, që kanë të bëjnë sidomos me interpretimin e vlerave fonologjike të grafemave, të përdorura nga Buzuku, ngase gjuha arkaike, alfabeti i veçantë [grafemat sllave], përdorimi i të njëjtës grafemë me vlera të ndryshme, etj, lënë vend për një studim të ri, të mbështetur në metoda të reja shkencore fonologjike, semiotike, analogjike, gjithsesi edhe informatike. Përkundër shumë studimeve, nga specialistë të shumtë, ende shumë gjëra rreth Mesharit kanë mbetur të pasqaruara.
Gjendja ekzistuese e librit
Libri në gjendjen ekzistuese është i lidhur me kopertina lëkure, por është shumë i dëmtuar, ka 94 fletë ose 188 faqe; nga 110 fletë ose 220 faqe sa duhej të kishte, kur është botuar, pra kanë humbur 16 fletë ose 32 faqe, të paginuara me numra romakë! Ka format 20 x 14 cm. Të humbura llogariten, pos faqes së parë [frontespicit] edhe fletët 1-8; 27-29; 33-36; dhe 63, që duhej të ishte 73. Pos kësaj, kemi edhe disa gabime te paginimi i faqeve, p.sh., f. 61 është shënuar si 59, ndërsa f. 49 si 39; pastaj f. 65 është shënuar në vend të f. 55; i njëjti gabim përsëritet edhe në f. 89 që shënohet si 79 dhe e fundit f. 90 duhet të ishte 110.
Në margjina të faqeve ka të shënuara me dorë, emra, përshëndetje dhe fjalë të tjera në gjuhën shqipe, që i kanë bërë lexuesit e librit. Libri është i shkruar në dy shtylla, me alfabet latin, të tipit gotik dhe ka pesë grafema të tipit sllav, të bosançicës.
Botimi i Mesharit të Buzukut u realizua me qëllime të caktuara. Si pohon G. Schiro, ai duhej të përmbushte tri kërkesa 1. Nevojën e përditshme për shërbime fetare; 2. Përgatitjen dhe thellimin e njohurive liturgjike të prelatëve shqiptarë; dhe 3. Edukimin fetar masiv, të masës së besimtarëve që ndodhen në kufi me Perandorinë Osmane.
Këtë qëllim të Mesharit na e pohon edhe vetë Buzuku "U lus ënbas sodi ma shpesh të uni ëm klishë, për-se ju kini me gjegjunë ordhëninë e t`inë Zot; e ate në ënbarofshi Zot`ynë të ketë mishërier ënbi ju". Duke dëshiruar që kështu të luftonte disa dukuri të këqija, që u kanoseshin besimtarëve shqiptarë, lëkundjes nga besimi i moçëm me anë të reformës dhe islamizimit, që siç pohon E. Çabej Po bënte përparimet e para në vend. Nëse përjashtojmë reformacionin, kisha romane që në shek. XIII-të, kishte lejuar përdorimin e gjuhëve kombëtare [nacionale]. Mund të sillen të dhëna të shumta, që nga papa Inocenti i IV-të, i cili në vitin 1248 u kishte lejuar kroatëve, të ishujve të Kvarnerit dhe të Dalmacisë ushtrimin e liturgjisë, në gjuhën e tyre kombëtare, në gjuhën kroate, por edhe botimin e librave fetare me alfabet glagolik.
Të dhëna të tërthorta flasin se Vatikani me këtë libër, ka dashur të forcojë besimin e lëkundur tek shqiptarët, si nga lëvizja reformiste e heretike, [bogumile] gjithashtu edhe nga konflikti i ashpër kishtar ndërmjet dy kishave, asaj të Lindjes dhe të Perëndimit, që ishte mjaft i theksuar në atë kohë, në Ballkan, e gjithashtu edhe nga përhapja e islamizmit, përhapje kjo mjaftë shqetësuese për Vatikanin.
Meshari i Buzukut dhe botimet e kohës
Në studimin e tij, E. Çabej pohon se: Meshari, veç ndonjë fraze vetiake t`autorit hedhur tek-tuk nëpër tekst, është fund e krye përkthim?! Duke anashkaluar punën e M. Rokut, i cili kishte bërë krahasime me libra të ngjashëm boshnjakë, duke nxjerrë përfundime se Meshari ishte një kombinim i një Meshari me elemente të një horologu; me pjesë të një katekizmi, e të një rituali françeskan analog, me një horolog sllavisht, libër ofiqesh e uratash, që ishte në përdorim në Bosnje, nga viti 1512, Çabej u thellua në analizën e tekstit të Mesharit shqip, duke e krahasuar atë me botime të ngjashme latine e italiane, p.sh., me botimin e Venedikut nga viti 1598, por edhe botime të mëvonshme të ritit lindor, të të dy besëlidhjeve.
Çabej thekson se për të arritur rezultate të dëshiruara, është e domosdoshme të konsultohen edhe botime më të hershme se Meshari shqip, sidomos ato që ishin në përdorim, para Koncilit Tridentin?, të arealit gjuhësor gjeografik të Bosnjës, Kroacisë e Dalmacisë, pastaj përmend edhe recensionet e M. Resëtarit, por edhe botimin e F. Fancevit të lutësoreve e psaltirëve kroatë, nga shek. XIV dhe XV-të, të Raguzës, me të cilët, mund të afrohet Meshari shqip. Ne fillimisht krahasuam Mesharin shqip me, Lutësoren kroat të Vatikanit, origjinali i të cilit, në dorëshkrim, ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, [ne kemi shfrytëzuar për konsultim origjinalin, por edhe botimin e mëvonshëm], dhe, Psaltirin dubrovnikas, në origjinal. [Origjinali ruhet në Bibliotekën e Kuvendit Françeskan, /OFM/, në Dubrovnik]. Pas krahasimit, erdhëm në përfundim se, pjesët e para të Mesharit, të Buzukut, janë plotësisht identike me tekstin e Lutësorit kroat të Vatikanit, deri në fund të kapitullit të VII-të, të Shatë psalmeve pendestarë; ndërsa pjesa tjetër e Mesharit shqip, është deri diku, identike me, Officium Beatae Mariae Virginis.
Pas këtyre, krahasuam Mesharin shqip edhe me dy mesharë tjerë kroatë, nga vitet: 1483 dhe 1494 si dhe me Leksionarin e Bernardinit të vitit 1495; më në fund, duke pasur parasysh traditën e pasur humaniste të shqiptarëve në bregdetin dalmat, si një rezultat i një procesi të gjatë kohor, në raportet kulturore shqiptaro-kroate, që daton shumë më herët se shekulli i XIV-të, konsultuam edhe Mesharin e Verbnikut, që ishte botuar me urdhër të kryeipeshkvit shqiptar të Senjit, Ndreut nga Durrësi, nga viti 1458. Prandaj mund të pohojmë se tradita e shkrimit shqip para Buzukut, është në vazhdimësi, gjithnjë duke pasur parasysh edhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë prelatët shqiptarë të bregdetit të Adriatikut, qoftë në qytetet shqiptare, qoftë në ato dalmate.
Nga këto krahasime nxorëm përfundimin se Meshari i Buzukut, aq sa ndjek tekstet e ngjashme liturgjike të kohës, aq edhe largohet prej tyre.
Në qoftë se Mesharin e Buzukut e studiojmë me vëmendje, do të bindemi se ai, jo vetëm që është përfaqësuesi më i denjë dhe më tipik i tendencave letrare e fetare të kontinentit Evropian të kohës, po ai është edhe pjesë përbërëse e kontributit shqiptar në rrjedhat krijuese letrare Evropiane. Mungesa e të dhënave dhe dokumenteve të kohës, na e vështirëson punën për të dhënë gjykime të sakta dhe përfundimtare, por shpresojmë se në të ardhmen, edhe kjo çështje do të ketë zgjidhje të favorshme.
Meshari i Gjon Buzukut, është meshar i plotë, sipas Zakonit të kishës romane me përmbajtje, renditje, manifestime dhe infiltrime të njëjta, të Kishës Universale. Është i ndërtuar sipas mjedisit ku është krijuar, pra bartë shumë elemente regjionale e kombëtare shqiptare, të cilat vërehen hapur në kultin e shenjtorëve lokalë e regjionalë, zakonet vendase dhe traditën e pasur fetare shekullore.
Shpërndaje
Figura të Albanologjisë
Gjon Buzuku
20.12.2016
|
09:32
Zef Serembe
20.12.2016
|
09:26
Abdyl Frashëri
20.12.2016
|
09:20
Jeronim de Rada
20.12.2016
|
09:16
Ali Asllani
20.12.2016
|
09:10
Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni
20.12.2016
|
09:05
Gaspër Pali
20.12.2016
|
09:00
Luigj Gurakuqi
20.12.2016
|
08:55
Martin Camaj
20.12.2016
|
05:15
Shefkije Islamaj
20.12.2016
|
05:06
Më të reja
Më të lexuara
Ish-ambasadori amerikan në NATO: Kosova e teproi në veri, por ndjeu se i gërryhej sovraniteti
Publikohen dëshmi të reja: Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar i Millosheviqit në Koshare
Peach pas vizitës te Kurti: Dhashë mesazh të qartë se veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës
Kurti: U befasova nga vendimi i SHBA-së për sanksione, vendim i tepruar dhe i padrejtë
Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi
Përveç 700 trupave shtesë, NATO vë në gatishmëri të lartë edhe një batalion tjetër rezervë
“Palët të përmbahen nga veprimet e papërgjegjshme”, Admirali i NATO-s vjen në Kosovë, diskuton me QUINT-in për rikthim në dialog
Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
Sulmohet me gurë një veturë e policisë në Zveçan
Lajçak për situatën në veri: Dhuna është e prapranueshme, kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike
Lasgush Poradeci
Naim Frashëri
Ndre Mjeda
Andon Zako Çajupi
Gjon Buzuku
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Gjergj Fishta
Fan S. Noli
Martin Camaj
Faik Konica
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting