Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Fan S. Noli
17.12.2016
|
09:50
Biografia
Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shumë artistë të mëdhenj shqiptarë, ai lindi dhe vdiq larg atdheut. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.
Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare, kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letërsinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturën e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t`i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm më 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua për arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën hyri në një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler në një teatër. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teatër nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip "Izraelitë e filistinë". Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç`do të bëhet". Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në federatën "Vatra"si dhe gazetën "Dielli". Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe.
Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme "Historia e Skënderbeut".
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zërin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rrustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqësor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohë gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A. Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë bjellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos pasur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformën agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Në organin "Liria Kombëtare"
Të këtij Komiteti që dilte në Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë e tij më të mira. Noli u end nëpër Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar së punuari për Shqipërinë, me shpresë se do të vinte një ditë që ai të kthehej përsëri. Por më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun. Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë shpirtërore të tij në këtë kohë e shpreh poezia "Moisiu në mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaçë gjatë, Zot, m`arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?
Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s`pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj. dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.
Publicistika
Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë. Ato shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristikat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Noli mbajti fjalime të zjarrta para shqiptarëve në SHBA, në Këshillin Kombëtar të Tiranës (1920-30), në Korçë e Vlorë, në Lidhjen Kombeve etj. Në këto fjalime dhe artikuj trajtohen probleme të rëndësishme siç janë ruajtja e pavarësisë dhe e tërësisë tokësore të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje, mbrojtja e dinjitetit të shqiptarit dhe Shqipërisë, demaskimi i klasës feudale dhe i monarkisë së A. Zogut, demokratizimi i jetës së vendit, vlerësimi i figurave të shquara të historisë e kulturës shqiptare e botërore etj.
Forma e polemikës, kultura me të cilën janë trajtuar problemet politike e shoqërore bëjnë që këto shkrime të zënë një vend krejt të veçantë në publicistikën shqiptare.
Kritika letrare
Shkrimet kritike të Nolit pohojnë jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë të Nolit, por edhe që pikëpamjet e tij mbi artin, mbi letërsinë janë nga më përparimtaret. Në to ndihet menjëherë mjeshtëria e Nolit për të shprehur qartë e thjeshtë çështje të ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë botërore. Gjatë analizave që u bën veprave të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjë përballë veprës letrare përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë. Veç kësaj ai kujdeset në gjithë shkrimet e tij kritike që të vijë në përfundim, duke u bërë një jehonë e problemeve shoqërore më aktuale botërore e shqiptare. Introduktet për tragjedinë "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar", ato për Dramën "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janë jo vetëm analiza të thella ideoartistike të këtyre veprave, të ideve e personazheve të ndryshme, por edhe kritika të ashpra ndaj realitetit e shoqërisë, si edhe një aktualizim i disa prej problemeve më të mprehta të jetës shqiptare të kohës. Veç introduktave të mësipërme ai botoi dhe shkrime të tjera kritike, ku gjithnjë lexuesi ndien se si shkrihet në gjykimin e thellë përparimtar, në vlerësimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu.
Studimet
Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për figurën e madhe të Bethovenit ( "Bethoveni dhe Revolucioni Francez") etj.
"Historia e Skënderbeut"është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Ai e botoi atë për herë të parë më 1921 në Boston dhe pastaj e punoi të ripunuar anglisht më 1947 e përsëri të ripunuar në shqip më 1949. Për të shkruar këtë vepër Noli u mbështet jo vetëm te Barleti, por edhe në dokumente të reja, që mundi të gjejë pas një pune këmbëngulëse. Skënderbeu ashtu si për çdo patriot e artist shqiptar, edhe për Nolin ishte figura më e dashur, që ai e kishte adhuruar që në fëmijëri. Ky adhurim i autorit ndihet edhe në vepër nëpërmjet tonit të ngrohtë me të cilin është dhënë figura e tij. Gjatë trajtimit të momenteve kyçe të jetës së heroit, Fan Noli ka përcaktuar qartë marrëdhëniet e tij me shtetet e Ballkanit, sidomos me shtetet fqinjë, qëndrimin e disa vendeve të fuqishme evropiane ndaj luftës së Skënderbeut etj.
Gjithashtu ai ka arritur të na japë qartë politikën e brendshme të këtij udhëheqësi legjendar, duke theksuar meritën e madhe te tij në formimin e një shteti të centralizuar feudal shqiptar, gjë që në shekullin e XV nuk ishte realizuar dot në shumë vende të Evropës. Për të krijuar atmosferën e kohës, për të dhënë ngjyrat e një bote mesjetare, që kërcënonte të shkatërronte botën evropiane si dhe pozitën e një vendi si Shqipëria, ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane . Noli ka thurur e shkrirë me art të vërtetën historike, dokumentin me gojëdhënën e legjendën. Figura e Skënderbeut në veprën e tij është shumë e plotë. Ai është jo vetëm një udhëheqës popullor, që shquhet si luftëtar e strateg, por dallohet edhe si burrë shteti e diplomat. Përshkrimet e betejave heroike dhe të situatave të vështira janë bërë me ngjyra të forta romantike, gjë që i jep veprës edhe vlera artistike dhe e bën që të lexohet me emocion. Në këtë vepër Noli i jep rëndësi figurës së heroit dhe rolit të tij në histori, pa nënvleftësuar masat .
Ribotimet e veprës e ngritën cilësisht atë dhe punën e këtij studiuesi si historian. "Historia e Skënderbeut" e Nolit bashkë me veprën e Barletit mbeten edhe sot më të mirat vepra për heroin e madh.
Shqipërimet artistike
Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqiptare. Por këtë nuk e arriti vetëm se ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si greqisht, latinisht, frëngjisht, spanjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht etj. Krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mirë thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare, kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundi të zgjedhë e të përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botëror, që jo vetëm e pasuronin kulturën tonë kombëtare por edhe u bënin indirekt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar.
Punën e përkthyesit Noli e nisi si vazhdues i traditës që kishte krijuar Kristoforidhi, duke përkthyer disa libra të shërbesës për nevojat e kishës shqiptare, që posa ishte themeluar. Më pas ai përktheu disa krijime nga Moleri e Stendali dhe më vonë i hyri punës për përkthimin e atyre veprave të rëndësishme që do ta bënin të njohur si përkthyes jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve shqiptarë, siç janë: poema "Skënderbeu" e Longfellout , tragjeditë "Otello", "Hamlet", "Makbethi", "Jul Qezari", të Shekspirit, Dramat "Armiku i popullit" dhe "Zonja Igra e Ostronit" të Ibsenit; "Rubairat" e Omar Khajamit, "Don Kishoti i Mançës" i Servantesit ; "Kasollja" e Ibanjezit etj.
Pothuajse të gjitha këto vepra Noli i pajisi edhe me parathënie, ku dha gjykime kritike estetike e filozofike me shumë vlerë. Përkthimet e Nolit janë vlerësuar mjaft nga personalitete të shquar të kulturës botërore. Kështu albanologu i njohur Norbert Jokli, kur lexoi përkthimin e "Rubairave" të O.Khajamit nga Noli tha : "Pas përkthimit të Filxheraldit, nuk di në ia kalojnë përkthimeve të Fan S. Nolit ato të gjermanishtes e të spanjishtes, që janë të dorës së parë ".
Krijimtaria poetike
Krijimtaria poetike e Nolit është ndër gjërat më të fuqishme, më të thella e më tronditëse të letërsisë shqiptare. Vargjet e tij përshkohen nga një filozofi e thellë humaniste dhe janë demaskuese të një bote të vjetër, të mykur ku mbretërojnë intrigat, prapaskenat, krimi e shfrytëzimi, po njëkohësisht prej tyre shpërthejnë idealet e përparuara demokratike, optimizmi se gjithçka që i ka kaluar koha do të përmbyset. Krijimtaria poetike e Nolit u përmblodh për herë të parë nga shkrimtari dhe kritiku ynë i shquar Mitrush Kuteli, më 1948 kjo veprimtari u botua nga federata "Vatra" në Amerikë, në përmbledhjen "Albumi". Më vonë Noli botoi edhe disa poezi të tjera si "Sulltani dhe kabineti" etj.
Poezia e parë e Nolit është "Tomsoni dhe kuçedra„ (1914), ku Noli shpërthen me forcë kundër tradhtisë së feudalëve me Esat pashë Toptanin në krye. Pas saj Noli botoi poemën "Jepni për nënën", e cila u bë mjaft popullore. Aty u bëhet thirrje në formë prekëse të gjithë shqiptarëve, kudo që të ndodhen, të ndihmojnë pa hezitim Shqipërinë, të cilën elementët anti kombëtare e kanë çuar në greminë.
Cilët bij të tradhëtuan
Dhe të dogjën dhe të shuan
Dhe të lan` o shkab` e ngratë
Pa fole, pa zogj, pa shpatë,
Këta qena, o shok, mbytni,
Mbushni gjylet që t`i shtypni
Që në këto dy poezi bien në sy dy karakteristika të krijimtarisë së Nolit: frymëzimi nga ngjarjet aktuale dhe qëndrimi i rreptë e i prerë antifeudal. Pas revolucionit të qershorit Noli botoi njëra pas tjetrës poezitë e tij më të fuqishme si: "Syrgjyn vdekur", "Shpellë e Dragobisë", "Himni i flamurit” etj.
Dy të parat janë elegji për L. Gurakuqin dhe B. Currin, bashkëluftëtarët e Nolit gjatë Revolucionit, të cilët u vranë të dy më 1925 brenda një muaji, nga Zogu. Në këto dy elegji poeti jep meritat e secilit nga këta demokratë e patriotë të shquar dhe mishëron në art tiparet e tyre. Në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit, Noli njëkohësisht e vajton me hidhërim të thellë, e mbron dhe e lartëson nëpërmjet antitezash të fuqishme figurën e pastër të tij dhe gjithashtu demaskon edhe dorën gjakatare dhe synimet e A. Zogut:
Nëno, moj, mbaj zi për vëllanë,
me tre plumba na i ranë,
na e vranë e na e shanë,
na i thanë tradhëtor.
………………………………..
Nëno moj, ç`është përpjekur.
Gojëmjalt`e zemërhekur,
Syrgjyn gjallë e syrgjyn-vdekur
Ky Vigan- Liberator.
Te "Shpella e Dragobisë„ poeti sjell një paralelizëm tjetër të heroit deri në përmasa epike me figura që i afrohen krijimtarisë popullore. Vërtet ajo është shkruar në formën e një elegjie, por e gjithë poezia shpreh duf, revoltë e kushtrim për luftë;
Thon` u shtri e thonë u vra,
por t`i s`vdiqe or Baba,
as te Shkëmb` i Dragobisë
as te zemr`, e djalërisë!.
Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi jepen në këto poezi si shprehës të aspiratave të vegjëlisë.
Me ngjyrë epike e emocion të fuqishëm është shkruar edhe poezia "Himni i flamurit", e cila i kushtohet flamurit kombëtar që simbolizon qëndresën e paepur të popullit tonë gjatë 2000 vjetëve për të ruajtur kombësinë, vazhdueshmërinë e tij.
O flamur gjak, o flamur shkabë
O vend e vatër, o nën` e babë,
lagur me lot, djegur me flakë,
flamur i kuq, flamur i zi.
Poeti pasi rendit gjithë luftërat e mëdha e të gjalla të popullit për liri, nën këtë flamur, thekson një atribut të ri të tij, që e ka përfituar në lëvizjen për demokraci : flamur i madh për vegjëli.
Poezi me motive biblike siç janë "Moisiu në mal", "Marshi i Barabajt", "Krishti në kamxhik", "Marshi i Krishtit" dhe "Marsh i kryqëzimit", "Shën Pjetri mbi mangall" etj. shprehin aspekte të ndryshme të jetës politike gjatë viteve 1920-1924.
Pavarësisht nga motivet dhe simbolet biblike, ato s`kanë as frymë as karakter fetar. Të gjitha së bashku, krijojnë një autobiografi në vargje të Nolit gjatë dhe pas Revolucionit të Qershorit.
Kështu p.sh., në poezinë "Krishti me kamxhik", Noli aludon për rolin dhe programin e vet të viteve 1921-1924. Në këtë konceptim qëndrojnë edhe poezitë "Marshi i Krishtit" e "Marshi i kryqëzimit". Krishti simbolizon figurën i cili, si ai, do të jetë mbrojtës i masave të varfra nga shfrytëzimi dhe tirania. Në këto poezi ndihet adhurimi i masave, i turmës së paditur për heroin çlirimtar. Noli shpreh bindjen se masat pa heroin nuk mund të arrijnë fitoren e ëndërruar, Në këto poezi, sidomos te "Krishti me kamxhik", gjithashtu shprehet edhe ideja tjetër e rëndësishme e Nolit se toleranca duhet përdorur me kujdes. Larot dhe tradhtarët feudalë duhen shtypur me dhunë, ndryshe ata rrezikojnë fitoren e arritur.
Momente të jetës së vështirë të Nolit në emigracion trajtohen në mënyre alegorike edhe në poezinë "Moisiu në mal". Këtu nëpërmjet simbolit të Moisiut, kryeprofetit të dhiatës së vjetër që simbolizon udhëheqësin, autori flet për përpjekjet e veta, idealet dhe luftën e tij për çlirimin e popullit shqiptar. Poeti ndihet i dëshpëruar për disfatën e tij, por nuk është pesimist për të ardhmen e popullit të tij.
Një nga poezitë më të fuqishme të këtij cikli është "Marshi i Barabajt", ku poeti me krahasime e epitete jashtëzakonisht të goditura demaskon figurën e Zogut-Baraba.
Tradhëtar, ti na nxive, na le pa atdhe,
ti na çthurre, na çkule, na çduke çdo fè.
Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe,
derbeder, ujk e derr, Hosana Baraba!
Figura e Zogut dhe gjithë tiparet anadollake të qeverisë së tij, Noli i ka demaskuar edhe në poezinë e fuqishme "Kënga e Salep-Sulltanit".
Kurse tek poezia "Shën Pjetri mbi mangall", Noli ironizon deri në sarkazëm gjithë renegatët e revolucionit:
S`ka e s`ka si heroizma
Edhe si idealizma,
po ku dimër del behari
s`ka si zjarr.
Nga poezitë më të mira të Nolit janë "Anës Lumenjve", "Rend or marathoromak". Të dyja poezitë krijojnë një imazh të qartë të gjendjes katastrofike të Shqipërisë nën pushtetin e Zogut dhe njëkohësisht shpreh padurimin e poetit për të parë shenjën e parë të kryengritjes shqiptare prej katundarëve e punëtorëve, të vetmit tek të cilët i ka varur shpresat ai. Pas kësaj vjen besimi në fitore, drithërima e poetit që ndjen nga larg se së shpejti do arrijë nëpërmjet "Marathonomakut" lajmi i fitores jo mbi pushtuesin, por mbi shfrytëzuesin e pushtetin feudal të Zogut. Ky është dallimi i Marathonomakut të Nolit nga Marathonomaku i Greqisë së Lashtë i cili lajmëroi fitoren ndaj ushtrisë së huaj.
Të dyja këto poezi të fuqishme pasuruan ideoartistikisht jo vetëm krijimtarinë e Nolit , por poezinë shqiptare në përgjithësi. Vargje si:
Ku e lamë e ku na mbeti
Vaj-vatani e mjerë-mileti
Anës detit i palarë
Anës dritës i paparë
Pranë sofrës i pangrënë
Pranë dijes i panxënë
Lakuriq dhe i dregosur
Trup e shpirt i sakatosur
Janë ngjethëse edhe sot dhe mbeten gjithnjë aktuale. Forca demaskuese dhe thirrja për kryengritjen në këtë poezi dallohet nga gjithë krijimtaria tjetër poetike e Nolit dhe e ka mbështetjen në vetë zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri, të cilat kishin tronditur prej kohësh jetën shoqërore e politike evropiane. Noli ka shkruar edhe tri lirika intime, ku më tepër trajtohet problemi i kuptimit filozofik të dashurisë si forcë jetëdhënëse.
Poezia noliane është një poezi novatore, sepse pasqyron idealet më përparimtare të shoqërisë shqiptare të viteve 20-30, idealet më demokratike, me një forcë artistike të jashtëzakonshme e me një formë origjinale. Shprehja poetike e tij përbëhet nga një mendim sintezë liroko-epik, plot duf e sulm me ritme kumbuese të protestës. Ritmi i marshit i jep kësaj poezie gjallëri të vazhdueshme e tone optimiste. Në vargjet e Nolit realizmi është gërshetuar me frymën romantike të ëndrrës e të shpresës, po aq ngushtë sa është gërshetuar edhe ideja e kryengritjes, e luftës për liri shoqërore me tolerancën shoqërore e lirinë e individit Noli ndoqi modelet poetike klasike, por pati një ndikim të ndjeshëm nga poezia popullore. Në poezinë e tij figuracioni popullor i shkrirë në zjarrin e frymëzimit dhe me frazeologjinë e zgjedhur e të pasur të gjuhës së folur ka sjellë vargje me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse. Duke përdorur me mjeshtëri figura si epiteti, antiteza, alegoria etj., ai portretizon me art personalitete reale historike të jetës shqiptare.
Krahas veprave të shquara ideoartistike, poezia e Nolit dallohet si model i masës dhe përpjesëtimit, gjë që ndihet edhe në prozën e tij të rrjedhshme, koncize, me një kompozicion të saktë. Noli përdori fondin e pasur të gjuhës shqipe, duke aktivizuar edhe fjalë të vjetra e duke krijuar të reja, si dhe duke futur në funksion edhe fjalë të huaja, ndaj themi se është ndër pasuruesit më të shquar të gjuhës sonë.
*******************************
Personalitet i shquar jo vetëm i letërsisë, po i gjithë kulturës shqiptare, Noli dha ndihmesë të madh në shumë fusha. Ai është poet i shquar, historian e biograf, publicist, orator, kritik e dramaturg si dhe përkthyes i rrallë, që me veprat e tij i dha një ngjyrë të re letërsisë shqiptare. Krahas kësaj ai është njeriu i veprimit.
Si patriot i madh ai bëri ç`ishte e mundur në fushën e diplomacisë për ruajtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve. Si demokrat i shquar ai udhëhoqi Revolucionin Demokratik të Qershorit, i cili edhe pse dështoi ngjalli besimin se sistemi feudal i prapambetur do të shembej shumë shpejt. E gjithë veprimtaria e tij ishte një bazë e fuqishme për zhvillimet e mëvonshme shoqërore, politike, kulturore artistike në Shqipëri. Veprat e tij kanë hyrë në fondin me të cilin kontribuon populli ynë në kulturën botërore.
Poezitë
Mojsiu në Mal
Ngjitet përpjetë Malit të shkretë
Krye-Profeti trimi me fletë,
Të bisedonjë me Perëndinë
Për Palestinë.
Arrin në majë lart i kapitur,
Qëndron me frikë, pret i tronditur,
Dhe Jehovaj i flet prej një reje
Me zë rrufeje:
"Ti dhe të tjerët pleq do të ngelni,
Tokën e Shenjtë kurrë s`e shkelni
Skllevë, bij-skllevësh, s`e meritoni
Se liri s`doni!"
Krye Profetit dita i ngryset
Dhe shpirt-këputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.
Pse kaqë gjatë, Zot, m`arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzet vjet m`a ushqeve,
Dhe sot m`a preve?
"Nëm Dhen` e Lirë! Zot ku m`a ke?"
"Shiko, i tha, dhe ja ku e pe."
Së largu Zoti ia pasqyron,
Dhe e shikon.
Ja Nazareti, ja Bethlehemi,
Lum` i Jordanit, Jerusalemi,
Mal` i Sionës, Bethsaidaja,
Dhe Golgothaja.
Sheh gasn` e pritmë për djalërinë
Dhe shkretëtirën për pleqërinë,
Atje sa bukur, këtu sa zi,
0 Moisi.
Këtej ka dimrin, andej prënverën,
Kërkon Parajsën, vdes në Skëterrën;
Ajme, sa vrer, sa keq e sa zor,
Liberator!
Hymni i Flamurit
O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr` o nën` e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S`të trëmb Romani, as Venecjani,
As Sërb Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli
Flamur që linde Shën Kostandinin,
Pajton Islamn` e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben` u lavdërove
Dhe në furtun` i funtmi u shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj përdhè u shtrive
Me zjarr e zi u ndeze u nxive,
Po çdo mizor me shpat` e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë prie Shqipërinë,
Përlintj`a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr` e qjell i ri.
Shën Pjetri mbi Mangall
Fryn` e çfryn veriu,
Ngrin, mërdhin i ziu
Dhe mangallit i afrohet
Që të ngrohet.
Krishtin brënda e gjykojnë
Dhe pas ligjës e dënojnë,
E goditin dhe e shtyjnë,
E pështyjnë.
S`del askush që t`a shpëtonjë,
Roma do t`a kryqësonjë,
Triumfon Legaliteti
Dhe Laneti.
Kur e rrahin dhe e tallin
Pjetri ngulet mbi mangallin;
Kur e pa, u koll këndezi
Nga qymezi.
Dhe një shërbëtore i tha:
"Je dhe ti një nga ata!"
Po Shën Pjetri proteston,
E mohon.
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek dorën dhe përdridhet;
Se ç`këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
"S`ka e s`ka si heroizma,
Edhe si idealizma,
Po kur dimër del behari
S`ka si zjarri."
-"Nga ata je!"- thot` ajo,
E mohon Shën Pjetri: -"Jo!
As e njoh, as e kam parë,
Moj e marrë!"
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek mjekrën dhe përdridhet;
Se ç`këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
"Shkab` e shkëmb me poz` e fjalë,
Se ç`na dolle shkrumb e galë,
Në je trim këtu tregoje,
Shko shpëtoje."
Thot`ajo: -"Je, mos gënje!"
Pjetri e mohon me be:
-"Jo, për Zotin, moj aman,
S`jam e s`jam."
Kruspull mbi mangallin mblidhet,
Po djek gjuhën dhe përdridhet;
Se ç`këndon bandill këndezi
Nga qymezi:
-"Simon Pjetër, Bar Jona,
Kështu ndahet kjo dynja:
Kryqi andej, këtej buxhaku
Dhe allçaku.
Se ç` e dogje, se ç` e fike,
Gjel me gjëmb` e këng` armike.
Dhe ndërgjegjen se ç` ia çpove,
Se ç`ia zgjove.
Se ç`vajton Shën Pjetri hidhur,
Lesh-lëshuar, duar-lidhur,
Tri her` e mohoj pa gdhirë,
Faqe-nxirë.
Krishti me Kamzhik
Në kështjellë t`atdheut, në tempull të fesë
Janë shtruar sarafët` pa shpirt e pa besë,
Tregëtojn` e gënjejnë, rrëmbejn` e sfrutojnë,
Thon` ashtu Israelin e mbrojn` e shpëtojnë.
Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë,
Dhe shkëlqejnë në kish` e në fron me kurorë,
Vegjëlia për ta batërdisen dhe vriten
Dhe kështu parasitët gjakpirës po rriten.
Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer në kulm, dhe u bë kryetar;
Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë,
Se mëkat dhe mallkim kryengritjen kujtojnë.
Çdo i shenjt` ideal, çdo shtëpi Perëndie
Ishte bërë dyqan dhe pazar tregëtie:
Kush fitonte më tepër, ay ishte usta,
Dhe kush nukë plaçkitte ish krejt budalla.
Kur e pa këtë zi dhe këtë erësirë,
Krisht` i ëmbël u ndes dhe u bë i vështirë:
Me kamçik e me fshikull sarafët i dëboj,
Dhe nga larot gjakpirës atdhen` e shpëtoj.
Dhe Shën Pjetr` i gëzuar ahere i tha:
"Ja tani e ke nisur tamam, or usta!
Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro,
Dhe me forc` e pahir na çliro, na shpëto."
"Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar,
Se të marrët, të shurdhërit s`kanë dëgjuar;
Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço trurin.
Se shpirt-robi s`çlirohet askurrë pa drurin."
Jesu Krishti s` dëgjoj, dhe s`e mori vesh mikun.
Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun,
Dhe i tha: "S`e ka fajin kurrizi, po truri,
Se lirin` e sjell drita e mëndjes, jo druri."
"Merre prapë kamçikun, Shën Pjetri u përgjeq,
Se përndryshe kjo punë na del mos më keq.
Përkëdhel` u kurrizin dhe do t`të besojnë,
Vraji, shtypi, dhe shtrydhi, dhe do t`adhurojnë".
Jesu Krishti s`dëgjoj, dhe s`e mori vesh mikun.
Dhe s`u unj përsëri që ta merrte kamçikun:
Dhe e kapnë kamçikun sarafët për fenë,
Dhe e shëmpnë çlironjësin, fen` e atdhenë.
Rent or Marathonomak
Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u çthur ordi e huaj,
Se betejën e fituam
Dhe qytetin e shpëtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marathonomak!
Kap një degë prej dafine
Dhe vërtitesh ndaj Athine,
Nëpër fush` e brek mi brek
Këmba tokën as t`a prek,
Hip` e zbrit,
Petrit, Marathonomak!
Ke një plagë, po s`e the,
Djers` e gjak pikon për-dhè;
Do që ti të jesh i pari,
Për triumfin lajmëtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!
T`u tha gryka, po s`të pihet,
T`u mpi këmba, po s`të rrihet,
Se mileti po të pret,
Ankthi zëmrat ua vret,
Vrer e tmerr,
Shpejt, or Marathonomak!
Kurrë kaqë s`dogji djelli
Dhe si plumb s`rëndovi qjelli,
Kurr` aq ëmbël` e bukur s`ftoj
Hij` e lisit edhe kroj;
Turru tej,
Tutje, or Marathonomak!
Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra çjerr e guri grin
Afsha gjoksin përvëlon
Syrin avulli verbon;
Ur` e prush,
Furr`, or Marathonomak!
Gryka si gjyryk të çfryn
Prej Vullkani flag` e tym
Se ç`vëngon e se ç`gulçon,
Zëmra brinjët t`i çkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!
Nëna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët të të ndalin,
Mos, se s`janë veç Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!
Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerëzia
Që të pan` e që të çquan
Dhe fuqinë t`a rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!
Ja, arrive, ua the:
Ç`gas e ç`helm qe kjo myzhde!
"E fituam!", brohorite
Dhe për tok` u përpëlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!
Rent kudo, dyke bërtitur,
Nëpër shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veç e tok,
Tok, or Marathonomak!
Jepni për Nënën
Ç`thot` ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm` e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n`Amerikë.
Qan e lutet Nën` e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç`e pat me Skënderbenë,
Bijt` e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s`i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n`Amerikë.
Cilët jan` ata tiranë
Që të pren` e që të vranë
Që të therrë bij e bija,
Dhe t`u nxi, t`u mbyll shtëpija?
Derthni plumba, o Shqiptarë,
Gjakn` e Nënës për të marrë,
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n`Amerikë.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan
Dhe të lan`, o Shkab` e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë?
Këta qena, o shok` i mbytni,
Mbushni gjyle që t`i shtypni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n`Amerikë.
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s`ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S`kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n`Amerikë.
Do të ndihim pa kursyer
Për ty, Nëna jon` e vyer,
Që me drit` e nder të thuresh
Dhe me bijt` e tu të mburesh.
Cila Nënë lyp paranë?
Cilët bij me shpirt s`i dhanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n`Amerikë.
Armë dhe fishekë mblithni,
Qesen edhe shpirtin hithni:
Për lirin` e vëndit t`onë,
Sot, se nesër është vonë
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n`Amerikë.
Marshi i Krishtit
Hosanna o çliro`njës, Mesi, hosanna!
Shtroni udhën me lule, dafin` e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Kryetrim, që lëfton, triumfon për atdhe,
Shpëtimtar, kryemjek, kryeshenjt, kryefè,
Pasuri, dhe liri, dhe fuqi ti na dhe,
Lum e lum, Galile: Hosarma, hosanna!
0 i bir i Davidit, i Miri Bari
Ti na prin dhe na rrit në luath e vërri
Ti na ruan, na mpron, dhe për ne bëhesh fli,
0 Njeri-Perëndi: Hosanna, hosanna!
Përmbi Dhè, përmi Fron, përmi Qjell u bekofsh,
Përmi djall dhe tiran, përmi Ferr mbretërofsh,
Me pean dhe temjan, dhe këmban` u këndofsh,
Drit` e gas, rrofsh e qofsh: Hosanna, hosanna!
0 i fort` o i urt` o i ëmbël Jesu,
Plot me bes` e me shpresë të biem mi gju,
T`adhurojmë me zëmër këtu e tehu,
Gjithëkunt e pa funt: Hosanna, hosanna!
Hosanna, o çlironjës, Mesi, hosanna!
Shtroni udhën me lule, dafin` e hurma,
Brohoritni trumbeta, timpane, zurna,
Thirr e zbras, o gurmas: Hosanna, hosanna!
Titujt e veprave
“Album” - vëllim vjershash 1948,
“Historia e Skënderbeut” - 1921,
“Autobiografia” - 1960,
“Israilitë e Filistinë”- dramë,
“Betoveni dhe Revulucioni Francez”.
“Anës së lumenjve”, “Himni i Flamurit”, “Fry moj erë”, - poezi, etj.
Shpërndaje
Figura të Albanologjisë
Gjon Buzuku
20.12.2016
|
09:32
Zef Serembe
20.12.2016
|
09:26
Abdyl Frashëri
20.12.2016
|
09:20
Jeronim de Rada
20.12.2016
|
09:16
Ali Asllani
20.12.2016
|
09:10
Aleksandër Stavre Drenova - Asdreni
20.12.2016
|
09:05
Gaspër Pali
20.12.2016
|
09:00
Luigj Gurakuqi
20.12.2016
|
08:55
Martin Camaj
20.12.2016
|
05:15
Shefkije Islamaj
20.12.2016
|
05:06
Më të reja
Më të lexuara
Ish-ambasadori amerikan në NATO: Kosova e teproi në veri, por ndjeu se i gërryhej sovraniteti
Publikohen dëshmi të reja: Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar i Millosheviqit në Koshare
Peach pas vizitës te Kurti: Dhashë mesazh të qartë se veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës
Kurti: U befasova nga vendimi i SHBA-së për sanksione, vendim i tepruar dhe i padrejtë
Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi
Përveç 700 trupave shtesë, NATO vë në gatishmëri të lartë edhe një batalion tjetër rezervë
“Palët të përmbahen nga veprimet e papërgjegjshme”, Admirali i NATO-s vjen në Kosovë, diskuton me QUINT-in për rikthim në dialog
Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
Sulmohet me gurë një veturë e policisë në Zveçan
Lajçak për situatën në veri: Dhuna është e prapranueshme, kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike
Lasgush Poradeci
Naim Frashëri
Ndre Mjeda
Andon Zako Çajupi
Gjon Buzuku
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Gjergj Fishta
Fan S. Noli
Martin Camaj
Faik Konica
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting