Zogaj: Nuk e rritëm tatimin në pronë në Prishtinë përkundër vlerësimit të Ekonomisë së Financave
Zogaj: Nuk e rritëm tatimin në pronë në Prishtinë përkundër vlerësimit të Ekonomisë së Financave
24.01.2023 | 02:24
Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka thënë se nuk kanë bërë rritje të normave tatimore, por vetëm e ka ndryshuar vlerësimin e pronave.

Ai thotë se kjo ka ndikuar në rritje të faturave të tatimit në pronë.

“Komuna e Prishtinës nuk ka bërë rritje të normave tatimore. Ajo çfarë ka ndryshuar është vlerësimi i pronave të Komunës së Prishtinës, vlerësim ky që bëhet nga Ministria e Financave, dhe rrjedhimisht kanë rezultuar me rritje të faturave të tatimit në prone. Ne kemi kerku rivleresim nga Ministria e Financave, sidomos në këtë kohë krize”, ka thënë Zogaj.