Vazhdon të bie çmimi i naftës në SHBA që 57 ditë, a reflekton kjo në tregun botëror
Vazhdon të bie çmimi i naftës në SHBA që 57 ditë, a reflekton kjo në tregun botëror
11.08.2022 | 02:40
Çmimet e benzinës në Shtetet e Bashkuara kanë rënë për 57 ditë radhazi që kur arritën një nivel maksimal prej më shumë se 5 dollarë për gallon qershorin e kaluar”, vë në dukje Nju Jork Times.

Në mesin e qershorit, çmimi mesatar i benzinës në SHBA kishte kaluar për herë të parë 5 dollarë për gallon.

Megjithatë, që atëherë, çmimet kanë rënë, duke lëvizur tani rreth 4 dollarë për gallon.

Sipas Nju Jork Times, tre faktorë kanë çuar kryesisht në këtë rënie: Kërkesa më e dobët (kostot e larta kanë bërë që shumë amerikanë të fillojnë të përdorin makinën më pak) – Rënia e çmimeve globale të naftës në muajt e fundit – Dhe lëvizja e një sërë shtetesh amerikane (Maryland, Georgia, Connecticut, Florida, California, etj.) për të pezulluar/hequr përkohësisht taksat e benzinës.