Rukiqi: Nuk do të ketë në asnjë rast aprovim që vazhdon mbylljen
Rukiqi: Nuk do të ketë në asnjë rast aprovim që vazhdon mbylljen
07.04.2021 | 08:31
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se këto dy-tri ditë do t’i dërgojnë kërkesat e tyre pasi Qeveria mori vendim për mbylljen e vendit, nga nesër deri më 18 prill.

Rukiqi në “DPT TE FIDANI” në T7 thotë se në asnjë rast nuk do të ketë mirëkuptim në atë që e vazhdon mbylljen e vendit, 

“Brenda këtyre tri-katër ditëve, ne do t’i dërgojmë. Do të shkojmë me kërkesa reale, e kemi të qartë atë që thash, nuk do të ketë në asnjë rast aprovim apo mirëkuptim që e vazhdon mbylljen, kjo është e padiskutueshmen” tha Rukiqi.

Po ashtu, Rukiqi tha se nuk pranojnë vendimet ‘blanko’.


“Nuk pranojmë vendime blanko…Pas datës 18 është me rëndësi që vendimet të jenë të qarta të thjeshta dhe të respektueshme”, tha Rukiqi.