Mustafa për energjinë elektrike: Sot Qeveria iu tha qytetarëve “Zoti ua bëftë qarën”
Mustafa për energjinë elektrike: Sot Qeveria iu tha qytetarëve “Zoti ua bëftë qarën”
11.08.2022 | 02:38
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qeverinë për deklaratat e sotshme lidhur me dimrin e vështirë që e pret vendin për shkak të krizës energjetike.

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha sot se Kosovën e pret dimër i vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Musatafa ka kritikuar qeverinë që nuk po jep zgjidhje për qytetarët.

““Zoti ua bëftë qaren” tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët.”, shkruan Mustafa.

“Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur.”, shtoi ai.