Ky është qyteti më i mirë për të jetuar gjatë këtij viti
Ky është qyteti më i mirë për të jetuar gjatë këtij viti
28.09.2022 | 02:30
Pas tre vjetësh, kryeqyteti i Austrisë, Vjena, është përsëri në krye të indeksit të The Economist për qytetet më të mira për të jetuar (The Global Liveability Index).

Pas dy vitesh në të cilat vlerësimi i qyteteve u ndikua shumë nga pandemia e COVID-19, pra masat që u morën, situata u normalizua në vitin 2022.

Kryeqyteti i Austrisë, i cili ofron mundësi të panumërta kulturore dhe argëtuese, renditet lart për sa i përket stabilitetit financiar, ka infrastrukturë të mirë dhe u ofron qytetarëve të saj kujdes të shkëlqyer shëndetësor – është qyteti më i vlerësuar me 99.1 pikë nga 100 të mundshme, transmeton Koha.

Kryeqyteti i Danimarkës, Copenhaga dhe qyteti zviceran i Zuerichu janë dy qytetet e radhës në listë. Në listë sipas radhës është edhe Vancouveri i Kandasë, Geneva e Zvicrës, Frankfurti i Gjermanisë, Toronto e Kanadasë, Amsterdami i Holandës, Osaka e Japonisë dhe Melbourni i Australisë.

Në fund të listës së qyteteve për nga cilësia e jetës është Damasku i Sirisë me 30.7 pikë, Lagosi i Nigerisë e Tripoli i Libisë.