Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Trashëgimia kulturore shqiptare
08.08.2011
|
10:28
Letërsia Shqiptare
Në kulturën e shqiptarëve ka lënë gjurmën e saj të thellë historia e tyre e brendshme dhe e jashtme. Pjesë e trevave të lashta ilirike, udhë kryqëzimi e qytetërimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatë dyndjeve barbare e më pas, provincë e perandorive të perëndimit dhe të Lindjes, të Romës e të Bizantit, pasi kishte bërë e ç’bërë gjatë shekujve, despotate e principata të pavarura, dhe pasi kishte formuar më së fundi shtetin e Skënderbeut, i cili u qëndroi për një çerek shekulli hordhive osmane.
Vendi ishte kthyer pas në një fazë zhvillimi ekonomiko-shoqëror historikisht të kapërcyer. Rrjedhat normale të kulturës shqiptare, që ecte në një hap me humanizmin evropian, u ndërprenë. Pasoja e parë e pushtimit ishte hemorragjia e elitës intelektuale në Perëndim. Prej saj u shquan figura, që bënë emër në botën humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), që botoi në Romë më 1510 një histori të Skënderbeut, e cila u përkthye thuajse në të gjitha gjuhët e Evropës, ose M. Beçikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e të tjerë, që u dalluan në fusha të ndryshme të shkencës, të artit e të filozofisë.
Ndërkaq, në vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturës materiale e shpirtërore u zhdukën nën rrënojat e shkatërrimit të luftërave; gjysmëhëna e uli kryqin dhe gati dy të tretat e popullatës në fund të shek. XVII ishin konvertuar në fenë islame. Por ky ndryshim drastik i strukturës fetare nuk pengoi që Shqipëria të ishte përherë një nga provincat më të paqeta të Perandorisë dhe as që kultura shqiptare të mbijetonte edhe në kushtet e një pushtimi disashekullor, nën trysninë e islamit e të botës kulturore të orientit, që pati një ndikim të thellë e të gjithanshëm në të, veçse pa arritur të shtypë natyrën shqiptare të kulturës vendëse.
Qëndresa në fushën e kulturës u shpreh në radhë të parë përmes lëvrimit të shqipes në lëmë të botimeve të teksteve kishtare, kryesisht të qarkut konfesional katolik në veri, por edhe ortodoks në jug. Reforma protestante gjallëroi shpresat e zhvillimit të gjuhës e të traditës letrare vendëse kur prifti Gj. Buzuku solli në shqip liturgjinë katolike, duke dashur të bëjë për shqipen atë që bëri Luteri për gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij më 1555, mbahet deri më sot, si e para vepër e shqipes së shkruar. Niveli i përpunuar i gjuhës dhe ortografia e stabilizuar duhet të jetë rezultat i një tradite më të hershme të shkrimit të shqipes, traditë që nuk njihet. Por ekzistojnë disa dëshmi fragmentare më të hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për shkrimin e shqipes të paktën nga shek.XIV: E para dëshmi që njihet është e vitit 1332, e dominikanit frëng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili në një relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga latinishtja. Me rëndësi të veçantë janë:Nnjë formulë pagëzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda një teksti latinisht, nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një fragment nga Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV .
Shkrimet shqip të këtyre shekujve s’duhet të kenë qenë vetëm tekste fetare, por dhe kronika historike, për të cilat flet humanisti M. Barleti, i cili në librin e tij “Rrethimi i Shkodrës” (1504) pohon se ka pasur në dorë kronika të tilla të shkruara në gjuhën e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithë pengesat që krijoi Kundërreforma për lëvrimin e gjuhëve nacionale në literaturën kishtare, ky proces nuk u ndërpre. Gjatë shek. XVI-XVII u botuan në shqip katekizma “E mbësuame krishterë” (1592) e L. Matrëngës, “Doktrina e krishterë” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) të P. Budit, shkrimtari i parë i prozës dhe i poezisë origjinale shqipe, një apologji për Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe një fjalor e lëndë folklorike, traktati teologjik-filozofik “Çeta e Profetëve” (1685) i P. Bogdanit, mendja më universale e mesjetës shqiptare.
Vepra e Bogdanit është një traktat teologjik-filozofik që trajton me origjinalitet, duke shkrirë të dhëna nga burime të ndryshme, çështje kryesore të teologjisë dhe një histori biblike të plotë, si dhe probleme të komplikuara të skolastikës, të kozmogonisë, astronomisë, pedagogjisë, etj. Bogdani solli në kulturën shqiptare frymën humaniste dhe vlerësoi rolin e dijes e të kulturës në jetën e njeriut; ai me veprën e tij të shkruar me një shqipe e stil të përpunuar, shënoi një kthesë në historinë e letërsisë shqipe.
Gjatë shekullit XVIII njohu një gjallërim më të madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Një anonim prej Elbasanit sjell në shqip copa të ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatën e Vjetër dhe të Re”. Këto përpjekje u shumuan në shekullin e ardhshëm, me botimin më 1827 të tekstit integral të “Dhjatës së Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh të përkthimeve kishtare të K. Kristoforidhit (1830-1895), në dy dialektet e shqipes, botime që ndihmuan procesin e integrimit të tyre në një gjuhë letrare të njësuar dhe vunë bazat për krijimin e kishës kombëtare të shqiptarëve me liturgjinë në gjuhën e tyre.
Ndonëse në kahe të kundërt me këtë prirje, duhet përmendur edhe kultura e Voskopojës, e cila gjatë shek. XVIII u bë një vatër e madhe qytetërimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me një Akademi e shtypshkronjë dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike të të cilëve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes së shqipes. Edhe pse letërsia që u zhvillua në Voskopojë, ishte kryesisht në gjuhën greke, nevoja për t’i vënë gardh islamizmit, bën të domosdoshme edhe përdorimin e gjuhëve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombëtare. Në shkollat e Voskopojës u përdorën dhe arumanishtja e shqipja për mësimin e greqishtes, kurse në shtypshkronjën e saj u shtypën edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarëve dhe dijetarëve të Voskopojës kanë sjellë disa elemente të ideve të iluminizmit evropian. Më i shquari ndër ta, Teodor Kavaljoti është një erudit i kohës. Sipas dëshmive të profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, që mbeti e pabotuar, në pjesën më të madhe ka trajtuar çështje pothuajse nga të gjitha degët e shkencës filozofike. Në të ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malëbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit të islamit dhe të kulturës së pushtuesit, ishte formimi gjatë shek. XVIII i një shkolle poetike, ose i një letërsie të shkruar në gjuhën shqipe, por me alfabetin arab. Autorë të saj si: N. Frakulla, M. Kyçyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashëri, Sheh Mala, e të tjerë, trajtuan në veprat e tyre motive të huajtura nga letërsitë orientale, shkruan mevludë e divane me një gjuhë të mbytur nga orientalizmat, lëvruan lirikën dhe epin religjioz. Kjo shkollë nuk pati jetë të gjatë dhe as ndikim të veçantë në zhvillimet e pastajme letrare. Për të plotësuar kuadrin e zhvillimit kulturor të Shqipërisë në shek. XVI-XVIII duhet shënuar, se pati nga autorë vendës vepra të shquara në fushë të arkitekturës dhe të pikturës ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) të cilët vazhduan traditën e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja evropiane. Në fushë të artit islam mund të përmenden kryesisht ndërtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lëvizjeve nacionale në Ballkan, i gjente shqiptarët pa një traditë të mjaftueshme të zhvillimit shtetëror, gjuhësor e kulturor unitar, me një mendësi individualiste dhe regjionaliste, të trashëguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, për pasojë me një vetëdije kombëtare të pazhvilluar, por me një shpirt rebelimi spontan. Në këtë situatë historiko-kulturore nisi të merrte jetë një lëvizje e organizuar mendore dhe letrare që mori emrin Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ajo u frymëzua nga idetë e romantizmit nacional dhe të iluminizmit, që u kultivuan në rrethet e inteligjencës shqiptare, e cila jetonte kryesisht në mërgim, në kolonitë e vjetra shqiptare në Itali dhe në ngulimet më të reja në Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhë e kulturës, organizimi i arsimit kombëtar dhe themelimi i letërsisë kombëtare, në rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit të pavarur, në rrafshin politik, këto ishin synimet e kësaj lëvizjeje prej së cilës lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky një romantizëm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymën e çlirimit kombëtar, me nostalgjinë e mërgimtarit dhe me patosin retorik të evokimit të mesjetës shqiptare, domethënë të luftërave të Gjergj Kastriotit. Kjo shkollë letrare lëvroi kryesisht poezinë. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftëtar, e më pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje të ngushta me traditën folklorike. Gjurmimi i kësaj tradite dhe botimet në fushë të saj (“Rapsodi të një poeme arbëreshe” më 1866 nga De Rada, “Përmbledhje të këngëve popullore dhe rapsodi të poemave shqiptare” më 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” më 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesë e programit kulturor të Rilindjes Kombëtare për afirmimin e identitetit etnokulturor të shqiptarëve.
Dy janë përfaqësuesit më të mëdhenj të romantizmit shqiptar të shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur në diasporën shqiptare në Itali e shkolluar atje dhe N. Frashëri (1846-199), lindur në Shqipëri, i shkolluar në Zosimea të Janinës, por i mërguar dhe vdekur në Stamboll. I pari është poeti romantik shqiptar i rritur në klimën e romantizmit evropian, i dyti romantiku shqiptar që tret në poezinë e tij ndikimet e poezisë lindore, sidomos persiane, me frymën dhe shpirtin e poezisë së romantizmit perëndimor./www.shqiperia.com/
Shpërndaje
Albanologji
Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
09.10.2012
|
12:38
Jeta dhe vepra e Isa Boletinit
27.11.2011
|
22:00
Sa i gjatë ishte Skënderbeu?
11.08.2011
|
13:37
Radhonja (me) dhe funksionet saj
10.08.2011
|
11:33
Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912
09.08.2011
|
12:26
Kryengritja në Malësinë e Mbishkodrës 1911
09.08.2011
|
11:52
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910
09.08.2011
|
11:26
Kryengritjet shqiptare të viteve 1887-1893
09.08.2011
|
10:57
Kryengritjet shqiptare të viteve 1836-1839
09.08.2011
|
10:50
Letërsia moderne shqiptare në diasporë
08.08.2011
|
12:01
Më të reja
Më të lexuara
Pa sigurime shëndetësore në pandemi
Kraja: Mësoni të shkruani shqip, përdoreni korrektorin
Këto janë dy shtetet e vetme ku ka më shumë gra se burra në parlament
Nga korriku pa tarifa për roaming
Palmer: Ambasada e SHBA-së është dhe do të mbetet në Jerusalem
“Jerusalemi real i Kosovës dhe shqiptarëve është Mitrovica”
Insajderi publikon video që implikon burrin e Meliza Haradinaj–Stublla në blerje votash
PZAP urdhëron rinumërimin e votave të kandidatëve të VV-së në një vendvotim në Gjilan
MSH-ja tregon numrin e pacientëvë të shtrirë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme
Vjen reagimi i Shpend Ahmetit pas fotografisë ku shihej në një BMW
Plaka dhe droga
Dy shoqe
Chuk Norrisi
Qapa në barnatore
Dy foto për pasaportë
S’ka parking për aeroplan
Dy shokë
Personalitetet me famë botërore
Biondina në kanalizim
Martesa
Video
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting