Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Video
Foto galeria
Për ne
Shkenca të ndryshme dëshmojnë lashtësinë e shqipes
20.07.2010
|
05:16
Kohët e fundit hulumtues të ndryshëm kanë botuar hipoteza të reja rreth prejardhjes së shqipes dhe të shqiptarëve. Pavarësisht nga gurra e propozuar nga ata, hipotezat e tyre takohen në një pikë të saktë: secili e vë lindjen e shqipes dhe të shqiptarëve të sotëm në shekullin 4 pas lindjes së Krishtit. Me sa duket këta hulumtues nuk kanë mësuar asgjë nga pësimi i mëparshëm i disa kolegëve të tyre, hipotezat e të cilëve janë pritur me një kritikë të rreptë objektive për shkak se ata kanë harruar plotësisht disa ligje themelore të zhvillimit të shqipes.
Në kumtesën tonë nuk kemi ndër mend që të bashkohemi me këto kritika. Jo, qëllimi ynë është mbledhja e disa dëshmive të shkencave të ndryshme, të cilat flasin njëzëri për një prejardhje më të vjetër të shqipes, të cilat provojnë që paraardhësit e shqiptarëve të sotëm flitnin shqip qysh në kohën e takimit të tyre të parë me legjionet pushtuese romake, bile edhe më herët, duke huazuar me dhjetëra fjalë nga greqishtja e vjetër. Do të tregojmë me të dhëna konkrete që përroin e lashtë e shqipes mund ta ndjekim, kundrejt rrymës, gati deri në burimin e tij të lashtë indoevropian. Dhe shumica e këtyre dëshmive nuk janë zbulime të reja, bile ato njihen prej kohësh, por ato janë botuar andej-këndej, në studime dhe artikuj të ndryshëm, si qirinj të vegjël të shpërndarë në errësirën e natës, dhe gjer më sot asnjëri s`e ka bërë mundimin t`i mblidhte për të parë ndriçimin e tyre të bashkuar.
Dëshmitë e tilla më të lashta i gjejmë së pari në mitologji, në besimet dhe bestytnitë e popullit, në disa zakone të lashta, të cilat mbijetojnë edhe sot në disa krahina malësore. Por dëshmi të tilla nuk mungojnë as nga fusha e gjuhësisë, me qenë se fjalësi i shqipes ruan edhe sot disa kujtime nga takimi i stërgjyshërve të lashtë të shqiptarëve me banorët e parë të trevave ballkanase. Kështu, bie fjala, shqipja e sotme ka ruajtur disa fjalë të tilla nga koha e ardhjes së ilirëve në Ballkan: fjala shqipe karpë `shkrep` e ka gurrën në baskishten (karb-he `gur, shkrep`) dhe është përjetësuar në emrin e vargmalit të Karpatëve. Po në këtë drejtim na drejton vëmendjen ruajtja e sistemit të lashtë njëzetor të numërimit. Shqipja e sotme e përdor vetëm sistemin dhjetor, mirëpo janë ruajtur numrat njëzet (një + zet), dyzet (dy + zet) dhe forma dialektore katërzet (katër + zet). Ky sistem numërimi rron edhe sot në baskishten nga e ka huazuar edhe frëngjishtja e folur në Francë: quatrevingt `tetëdhjetë`, por valonët e Belgjikës njohin vetëm formën ottante. Ka disa mendime që stërgjyshërit e shqiptarëve do ta kenë huazuar sistemin njëzetor jo nga banorët e lashtë (baskoidë) të Ballkanit, po nga tregtarët shumerianë, të cilët përdornin po këtë sistem numërimi. Sidoqoftë të dy mundësitë na çojnë në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Po aq e lashtë na duket edhe fjala shqipe shegë, e cila ka një prejardhje të përbashkët (jo indoevropiane!) me fjalën greke crEOYTJ me të njëjtin kuptim, dhe me fjalën e iranishtes seb `mollë`, fjalë e përdorur edhe sot në disa gjuhë të vogla në krahinat e Kaukazit në formën soyun `shegë`. Ndofta një fjalë tjetër me një lashtësi aq të madhe do të jetë edhe fjala shqipe hekur, me prejardhje semite, ndofta shumeriane, sepse arkeologjia ka vërtetuar që një nga rrugët e mbërritjes së këtij metali nga Lindja e Mesme në Evropë çoi nëpër truallin shqiptar të sotëm. Ruajtja e kësaj fjale në shqipen e sotme provon që stërgjyshërit e shqiptarëve e kanë marrë fjalën bashkë me metalin e ri nga tregtarët e Lindjes para pushtimit romak të trevave të tyre, gjë e cila shpjegon edhe mos marrjen e fjalës latine ferrum gjatë pushtimit të gjatë romak. Në këtë buqetë fjalësh të lashta duhet vënë edhe emri i malit të shenjtë të shqiptarëve, siç e quan i pavdekshmi Naim Frashëri Tomorin në breg të Osumit. Emri shpjegohet me fjalë rrënjë indoevropiane *tom- `i errët, i zi` + *or- `mal`, d.m.th `Mal i Zi`. Mali ishte në kohët e lashta një vend kultik, hipotezë e mbështetur nga zakoni i pleqve të krahinës përkatëse, të cilët e bëjnë benë më të rëndë edhe sot "mbi atë i cili vetëtin majë Tomorit", dhe jo mbi gurin, si bëhet në malësinë e veriut. Në Dalmacinë e sotme vetëm emri i një rrethi të administratës romake ka ruajtur kujtimin e këtyre derviopëve, të cilët, me sa duket, rrinin ca kohë atje para se të vazhdonin lëvizjen e tyre drejt jugut. Emri Tomor nuk ka pësuar asnjë ndryshim fonetik gjatë shekujve. Nuk e kanë ndërruar as grekët e vjetër, as dyndja e parë sllave, as fiset ilire të vendosura në luginën e Osumit, as pushtuesit romakë. Kjo gjë provon rëndësinë e malit si qendër kultike. Sipas hulumtuesit grek M. Sakellariu (Peuples prehellejniques d`origine indo-europienne, Athinë 1977) në trevat e Beratit të sotëm është vendosur si i pari etnos indoevropian, etnosi i derviopëve (greqisht OEpmO1tEç), anëtarët e të cilit jetonin në grupe të vogla duke mbledhur kryesisht fruta, farëra, rrënjë dhe kërpudha të ndryshme, ende nuk kishin as nocionin e perëndive, por adhuronin dhe u bënin fli shpirtrave, të cilët, sipas besimit të tyre, jetonin në lisat me fruta që haheshin duke i ringjallur këta para fundit të dimrit që të jepnin sërish ushqim njerëzve. Gjurmët e kësaj dendrolatrie i gjejmë edhe sot në disa fshatra malësorë në zakonin e buzmit, d.m.th. të kërcurit të posaçëm të zgjedhur dhe të prerë në pyll apostafat për ta vënë pranë zjarrit në kullë për natën e solsticit të dimrit. Edhe sot ruhen fjalët e të yshturit të lashtë:
Po vjen buzmi bujar
me gjeth e me bar,
me edhe, me shtjerra,
mbas tyne vjen vera...
Në këtë natë edhe miqtë e përshëndesin zotin e shtëpisë me Buzmi bujar! Johannes Georg von Hahn, ky diplomat-gjuhëtar përmend në vëllimin e tij Albanesische Studien (Jena, 1854) ankesat e panumërta e priftërinjve katolikë, të cilët bënin çmos për të zëvendësuar Natën e buzmit me Krishtlindjen e krishterë, po kot luftonin kundër këtij zakoni të lashtë të fiseve shqiptare.
Rrënjë të lashta kanë edhe disa zakone dhe besime të tjera të fshatrave malësorë. Në përgjithësi fiset ilire nuk kishin një kult të zhvilluar dhe të përhapur të gjarpërit, siç e kanë pasur grekët e vjetër. Me gjithë këtë, në disa krahina të truallit shqiptar jeton edhe sot besimi që gjarpëri është shpirti i stërgjyshërve, ose midis shqiptarëve të Tetovës zakon i lashtë i mbledhjes së petkave të nuseve shterpe për t`i vendosur në fillim të pranverës në një lëndinë të bukur në mes të pyllit. Atje burrat e fshatit hedhin gjarpërinj mbi këto petka, të bindur që gjarpërinjtë, me fuqinë e tyre misterioze, do t`i pllenojnë nuset përkatëse duke bërë dredha mbi rrobat e tyre. Të dy besimet e kanë gurrën e tyre në mitin më të lashtë ballkanas mbi prejardhjen e botës. Miti i përket shtresës më të vjetër të miteve greke dhe duket që është me prejardhje pellazge, të cilin e përmend në shekullin 3 para Krishtit Apollonios Rhodios në veprën e tij Argonautika, dhe e trajton me hollësi shkrimtari bizantin me kulturë shumë të gjerë nga shekulli 12 Tzetzes në veprën e tij të shkruar në vjersha Theogonia. Ky mit na tregon që përpara krijimit të botës dhe të gjithësisë, në errësirën e plotë lëvizte ngadalë vetëm Hëna, një grua e bukur e quajtur Euronyme d.m.th. `ajo që ecën larg`, ose `Ajo që sundon gjerësisht`. Në errësirë dhe në të ftohtë ajo u mërzit dhe filloi të mërdhinte. Si mbrojtje kundër të ftohtit dhe mërzitjes ajo filloi të kërcente sa vinte më shpejt. Lëvizjet e saj kanë çuar një erë dhe ajo e dridhte këtë erë për të përdredhur prej saj një bullar, d.m.th. një gjarpër të madh, Omphionin. Dhe ajo vazhdoi të vallëzonte me një ritëm edhe më të shpejtë, gjersa vallja e saj ndezi epshin e bullarit, i cili e pushtoi dhe e pllenoi. Pastaj Euronymeja u bë një pëllumb dhe polli disa vezë, nga një vezë për secilin planet. Me lindjen e perëndive edhe Euronymeja bashkë me Ophionin kanë hyrë në Olymp, ku Ophioni filloi që të mburrej që gjoja ai do të kishte krijuar botën dhe gjithësinë. Me të dëgjuar kapadai1lëkun e bullarit, Euronymeja e inatosur e ka shtypur me këmbë kokën e bullarit kryelartë, dhe nga dhëmbët e tij të rënë janë lindur njerëzit e parë, pellazgët.
Këto dëshmi na tregojnë që stërgjyshërit e shqiptarëve kanë përvetësuar mjaft nga toponimia dhe nga besimet e gjetura në atdheun e tyre të ri, duke i ruajtur edhe mbas kthimit të tyre në fenë e krishterë si pjesë organike të jetës së tyre. Ky qëndrim konservator vihet re edhe në fushën e huazimeve latine. Midis këtyre shembulli më i rëndësishëm na duket që të jetë emri i ditës së shtatë (ose i ditës së parë) të javës. Duke nënvizuar faktin që të gjitha gjuhët neolatine kanë marrë emrin latin të kësaj dite si e kanë përdorur të krishterët e parë, në format e tij përkatëse: domenica (italisht), dimanche (frëngjisht), domingo (spanjollisht), duminidi (rumanisht) etj., kurse shqipja e ka marrë si kalk emrin e ditës nga kalendari romak pagan: dita e diel (dies Solis latinisht), një dëshmi e padiskutueshme e faktit që shqiptarët i kanë huazuar fjalët e para nga latinishtja para lindjes së Krishtit, para përhapjes së fesë së re në Gadishullin Ballkanik. Profesori Zef Mirdita, në monografinë e tij të re Krishtenizmi ndër shqiptarë (Prizren-Zagreb, 1998), na mëson që apostulli Pal predikonte në vitin 57 në qytetin e Dyrrachionit, d.m.th. fjala shqipe dita e diel është një kalk, data e lindjes e së cilës duhet vënë në shekujt e parë para lindjes së Krishtit, në çdo rast ajo nuk ka hyrë në shqipen pas shekullit 1. p. Kr.
Ju kemi mbledhur vetëm një grusht dëshmish nga fusha e shkencave të ndryshme për t`i bindur hulumtuesit në vendet e ndryshme të cilët kanë ndër mend që të farkëtojnë ndonjë hipotezë të re mbi prejardhjen dhe lindjen e shqipes që asnjë përpjekje e tyre nuk do të shpëtohet nga dështimi i pashmangshëm në qoftë se para formulimit dhe botimit të saj ata nuk do të vënë re këta qirinj dhe në dritën e tyre të vërtetën e padiskutueshme: shqipja është një gjuhë e lashtë në Ballkan, një nga çuditë e pakuptueshme të botës. Si, në ç`mënyrë, me çfarë mjetesh u ka bërë ballë me sukses ajo ndikimit asgjësues të greqishtes (të helenizmit), të latinishtes (të romanizimit) dhe të sllavishtes së vjetër? Shpjegimi dhe shkoqitja e kësaj enigme, me gjithë që kërkon shumë durim mundime, na premton patjetër përfundime më të vlefshme, përfundime që janë njëkohësisht ndihmesa të reja për të rindërtuar rrugën e humbur në mjegullat e kohëve parahistorike, rrugën e përshkruar nga shqiptarët që nga djepi i tyre deri në paraqitjen e tyre në dritën verbuese të skenës së historisë. Përfitoj nga rasti i volitshëm për t` ju ftuar të gjithë që të vazhdojmë bashkë shkoqitjen e kësaj enigme fantastike.
Ligjëratë e Ishtvan Schutz e mbajtur në Seminarin XX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.
Shpërndaje
Albanologji
Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
09.10.2012
|
12:38
Jeta dhe vepra e Isa Boletinit
27.11.2011
|
22:00
Sa i gjatë ishte Skënderbeu?
11.08.2011
|
13:37
Radhonja (me) dhe funksionet saj
10.08.2011
|
11:33
Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912
09.08.2011
|
12:26
Kryengritja në Malësinë e Mbishkodrës 1911
09.08.2011
|
11:52
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910
09.08.2011
|
11:26
Kryengritjet shqiptare të viteve 1887-1893
09.08.2011
|
10:57
Kryengritjet shqiptare të viteve 1836-1839
09.08.2011
|
10:50
Letërsia moderne shqiptare në diasporë
08.08.2011
|
12:01
Më të reja
Më të lexuara
Kush është Bernarda Radoncic, pjesë e listës së VV-së
15-vjeçarja Yllka Leti ka nevojë për ndihmë, mund ta ndihmoni duke blerë pikturat e saj
KQZ fillon t’i telefonojë votuesit jashtë vendit për verifikim
Sigurimi shëndetësor për diplomatët mbulon edhe familjarët e tyre në Kosovë
“Krejt partitë e mëdha politike në listat e tyre kanë të akuzuar me vepra penale”
Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit
KQZ njofton për mbylljen e afatit për aplikim, thotë se aplikuan 28 parti
PDK publikon listën e plotë të kandidatëve për deputetë
Gruaja e Rexhep Selimit, Avni Dehari, Vasfije Krasniqi e Donika Gervalla në listën e VV-së
Publikohet lista e plotë e Vetëvendosjes
Plaka dhe droga
Dy shoqe
Chuk Norrisi
Qapa në barnatore
Dy foto për pasaportë
S’ka parking për aeroplan
Dy shokë
Personalitetet me famë botërore
Biondina në kanalizim
Martesa
Video
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting