Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Fillimi
Lajme
Sport
Personalitete
Ekonomi
Art
Opinione
Shëndetësi
Teknologji
Kuzhina
Kuriozitete
Albanologji
Barsoleta
Anekdota
Rrena e Ditës
Video Humor
Qytete Shqiptare
Figura të Albanologjisë
Foto galeria
Për ne
Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij
05.08.2011
|
09:41
Idriz Ajeti
Në studimin e historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij ka një paradoks e ky është: nga një anë kemi një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, nga ana tjetër përmendoret e tij të para gjuhësore dalin shumë vonë - në mesjetën e vonë. E historia e gjuhës është edhe historia e vetë atij populli që e ka folur dhe e flet. Në atë duken valëvitjet që e rrihnin popullin shqiptar në rrymë të moteve. Shkurt, historia e popullit shqiptar, fund e krye, është histori dramatike.
Mbi dëshminë e kërkimeve të tij, historiani erudit Jireçek, i cili vite të tëra i kaloi duke hulumtuar e gjurmuar në arkivin e Dubrovnikut, shqiptarët, që në kohën antike, i gjeti edhe përgjatë bregdetit Adriatik, të cilët, po në atë kohë në vjetët e parë të erës së re, përqafuan fenë e re të krishterë - gjithqysh para dyndjeve sllave që vërshuan në zotërimet e Perandorisë Romake e në tokat shqiptare. Njohësi më kompetenti për historinë e kulturës e popujve të Ballkanit, shton edhe këtë: "Në burimet mesjetare nuk bëhet fjalë kurrkund për krishterimin e shqiptarëve; ata përqafuan fenë e re të krishterë në antikën, sepse historia e Ipeshkvisë së Durrësit dhe Shkodrës mund të ndiqet pandërprerë që nga vitet e para të erës së re deri në ditët e sotme" (K. Jirecek, Die Handelsstrassen und Bergwerke von Serbien und Bosnien wahrend des Mittelalters 225, Rrugët tregtare dhe minierat në Serbi dhe në Bosnjë gjatë mesjetës).
Popullsia e Temës së Durrësit përbëhej në pjesën më të madhe nga mbeturinat (mbetjet) e banorëve të hershëm anas - ilirë dhe nga kolonistë të ardhur romakë. Shqiptarët zinin krahinat fushore dhe kodrinore-malore. Romakët kishin zënë vend nëpër qytete bregdetare. Kësaj popullsie anase iu bashkuan dalëngadalë kolonistët sllavë, numri i të cilëve po rritej vazhdimisht e në mënyrë të veçantë pas pushtimit të vendit nga ana e bullgarëve në shek. X.
Në vështrim të parë duket paradoksale situata shumë e vërtetë që pushteti romak në Ilirinë e Jugut gjatë periudhës tetëqindvjetëshe nuk arriti të romanizonte krejtësisht popullsinë ilire, shqiptare, sikur ia doli në provincat lindore të Perandorisë Romake në Ballkan. Ç`është e drejta, pushteti i saj në ato vise veriore u vendos tre shekuj më vonë se ç`ishte vendosur e stabilizuar në trevat jugore të Perandorisë. Njohësit e historisë romake pohojnë se në Ilirinë Jugore romanizim në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk kishte ¬edhe se ilirishtja dhe bija e saj shqipja, nën trysninë e latinishtes, pësuan një ndikim të fortë në të gjitha degëzimet gjuhësore.
Edhe huazimet latine dëshmojnë për një ndikim, sidomos në terminologjinë kishtare që paraqesin edhe ato një karakter urban qytetor; këtu, sikur është konstatuar, ndikimi i sllavishtes është i hiçtë; një gjë që tregon se në kohën kur sllavët u shtynë në anën e tokave shqiptare, shqiptarët bënin edhe jetë qytetore, kishin një organizim kishtar, me një gjuhë kishtare e terminologji krejt të latinishtes, bile klasike: episcopus - ipeshkëv, monacus - munëg, mung (murg); civitatem - qytet; castellum - kështjellë, këshqel; hospitium - shtëpi; palatium - pëllas etj.
Dakia u romanizua deri në shkallë më të lartë të ndërrimit të gjuhës, d.m.th. të asimilimit të plotë të gjuhës, një gjë që s`kishte ndodhur në krahina jugore të Perandorisë.
Ku e shohim mungesën e romanizimit në Ilirinë Jugore: Një herë te numri i vogël i mbishkrimeve latine, shumë më të vogël se ç`dalin në provincat e tjera romake, ¬këndej të përndara vetëm nëpër qendra urbane" (Skënder Anamali, "Nga ilirët te shqiptarët", Kuvendi I i studimeve ilire, Tiranë, 1974).
Ndeshjet e para të forcave ushtarake romake të organizuara mirë, me të ilirëve e në përleshje e sulme pareshtur që zgjatën për shekuj, dobësuan qëndresën proverbiale të ilirëve dhe, për pasojë, pushteti romak vendosi sundimin e vet në gjithë Ilirinë Jugore. Politika gjeostrategjike e Perandorisë Romake me synime ekspansioni - përzgjerimi e pushtimi tokash të huaja nga Veriu e Lindja, shtriu dhe vendosi sundimin e vet në viset deri në Luginën e Danubit të Poshtëm duke siguruar kufijtë e saj.
Pas pushtimit romak të saj, interesat ekonomike të Romës në Ilirinë Jugore, ishin më të kufizuara; kolonizimi romak që ishte shtrirë kryesisht në qendrat kryesore urbane, për shkak të konfiguracionit gjeografik, ishte izoluar (S. Mansaku, Seminari XVII, 168¬-169), prandaj edhe popullsia anase ruajti dhe zhvilloi gjuhën amtare.
Kur mbahet parasysh njëfarë qetësie relative, e krijuar në viset e shtruara të Ilirisë Jugore, sidomos në qendrat urbane të saj, është fare e kuptueshme se si lagjja apo shtresa e kulturuar autoktone që i ishte përshtatur situatës së krijuar, që po zinte vend në hierarkinë e sistemit të vendosur të pushtuesit, mori vetëm gjuhën e tij por edhe besimin (fenë) e ri katolik. Mjafton të merret e të shikohet terminologjia kishtare krejt latine në të cilën pasqyrohen më së miri ligjet fonetike të gjuhës tashmë shqipe, në një anë, dhe, në anën tjetër, jetësia (vitaliteti) e gjallësia e saj duke treguar një aftësi të madhe përvetësuese ndaj elementeve të huazuara, ajo i ka ndryshuar thellë ato duke u dhënë atyre tiparet e veta fonetiko-gramatikore, "fytyrën" shqipe (A. Kostallari).
Përveç të tjerash, ka edhe një faktor që mund të ngrihet në faktor dështimi për autoktoninë e shqiptarëve në atdheun historik të tyre, në tokën ku ata banojnë sot e gjithë ditën; është një faktor i rendit gjuhësor - fonetik; me fjalë të tjera, në shqipen e rumanishten ka një shtresë huazimesh latine me ngjashmëri të madhe midis tyre - dukuri që një palë linguistësh albanologë, bile të njohur sa i takon shqipes, kishin ardhur, fjala e tyre, në një periudhë kohore kur të parët e shqiptarëve banonin më në Lindje, në thellësinë e Ballkanit - shtresë e quajtur trako-romane. Para Bariçit në këtë reflektim dypalësh të disa bashkëtingujve të latinishtes, si gjeografikisht edhe kronologjikisht, shihnin një shtresëzim dyfish edhe Puscariu e Jokli, bie fjala, lat. ct shq. ft, rum. pt (lucta - luftë, lupta); lat. x (ks) shq. fsh, rum. ps (coxa - kofshë rum. coapsa); lat. a, rum. a (stratum, shq. shtrat, rum. strat), që, sipas tyre, rrjedhin prej një shtrese më të vjetër të latinitetit kontinental, kurse më vonë reflekset e tyre ndryshojnë në gjuhën shqipe - lat. ct>it, jt, dalmatishtja -it.
Për shtresëzimet dypalëshe të togut konsonantik ct të latinishtes në shqipen ft, x>fsh; ct>jt; x>sh, që kanë konstatuar Puscariu, Weigandi, Jokli, Bariçi, mund të thuhet se nuk është vërtetuar kurrfarë shtegtimi i shqiptarëve nga Lindja në Perëndim, prandaj edhe reflektimi i dyfishtë i togut bashkëtingëllor i porsazënë ngoje, shpjegohet me kronologjinë e depërtimit të elementeve latine në shqipen dhe në rumanishten, por jo me ndërrimin e vendbanimit të shqiptarëve nga Lindja për në Perëndim (S. Mansaku).
Për ta mbështetur shtegtimin e shqiptarëve nga viset lindore të Dakisë për në zona të Ilirisë Jugore, linguistët e sipërpërmendur ngjashmëri fonetike shohin edhe te reflektimet e elementeve latine të shqipes dhe të dalmatishtes romane në punë të metafonizimit (të tingullit) a>e, d.m.th. të kthimit të a-së latine në e-në e shqipes dhe në dalmatishten romane: pane>pen, casa>chesa; racana>recna, aeramen>rem, tata>teta, në të folmen e Dubrovnikut tuata, lat. sanitatem, shq. shënet, voluntatem>vullnet, potestatm>pushtet; një dukuri e tillë nuk është konstatuar në rumanishten; a-ja e theksuar latine ruhet: stratum, rum. strat, por edhe shqip shtrat, shum. shtretën, shtretër, kurse gallus>gjel, civitatem>qytet, galbinus>i gjelbër -Le etimologie bisogna trovarle ma non - carcarle!.
Sa u tha për dukurinë fonetike të metafonizimit a>e dhe për mundësinë e ndikimit të dalmatishtes romane në përftimin e kësaj shfaqjeje në gjuhën shqipe, praktikisht, ne nuk shohim kurrfarë gjase që ajo gjuhë romane me 4-5 shembuj të ketë ushtruar farë trysnie në punë të shtrirjes së saj në gjuhën shqipe, të cilën njohësit më të mëdhenj të gjuhës sonë me sigurinë më të madhe e quajnë prodhim i dalë nga një proces i brendshëm i gjuhës shqipe, prodhim i singularizimit të pluralit, Çabej, Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe, Tiranë 1967.
Për aq sa na thotë gjuha jonë, në nënsistemet e saj, sidomos në inventarin leksikor, shekujt VIII-IX e tëhu, ajo kishte pësuar një trysni të dukshme, që do të thotë një visar i konsiderueshëm sllav kishte shkuar tek të folmet e shqipes të kohës. Në anë të kundërt, sllavishtja jugore e mesjetës ia detyronte gjuhës sonë ruajtjen e disa veçorive fonetike dhe disa thesare leksikore, të shkuara tek serbishtja. Këtu është fjala për një tufë fjalësh që në studimet ballkanologjike janë quajtur ballkanizma. Në mesjetën e vonë raportet e këtyre dy popujve sa vijnë e bëhen më të afërta e më të ngushta. Sllavët, edhe se me epërsi politike kundruall shqiptarëve, në një kontekst shoqëror, ata huazuan një lloj kulture shqiptare që këta e trashëgonin prej të parëve ilirë të tyre. Pra, gjurmët e kulturës ilire, pa farë dyshimi, në të shumtën e rasteve me ndërmjetësimin e shqiptarëve, u shtrinë në të tjerat kultura të popujve të Ballkanit.
Ky pohim mbështetet e përligjet me faktin se të parët e këtij populli në të kaluarën janë marrë kryesisht me ekonominë bujqësore, blegtorale, me rritjen e mbarështimin e bagëtive, për pasojë edhe leksiku i këtij trualli është më i pasur. Ka në fjalorin e gjuhëve ballkanike një numër të konsiderueshëm të përbashkët për burimin e të cilit linguistët kanë mendime të ndara; një sasi leksikore prej nja 70 fjalësh, e përbashkët për shqipen e rumanishten, për se në pikëpamje etimologjike ekspertët etimologë rrahin rrugë të ndryshme, linguistika shqiptare, duke gjuajtur mirë në shenjë, një sasi të mirë e ka nxjerrë me prejardhje shqiptare.
Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t`u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae).
Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate.
Në kohën paraturke shqiptarët janë të pranishëm, siç na thonë krisobulat, sidomos ato të Deçanit, por, siç vërtetojnë ato, më tepër nëpër katunde e më pak si element sedentar (ndejtar). Po t`u mëshohej më shumë e më tepër studimeve në mënyrë të hollësishme, ata do t`i gjejmë me shumicë edhe si element ndejtar, të krishterë, bile edhe të sllavizuar me anë të kishës ortodokse.
Nga këto fakte mund të nxirren disa përfundime të mirëfillta që në kontekstin shoqëror të përbashkët, shqiptarët përbënin shumicën dërrmuese të popullsisë, përndryshe si mund të shpjegohet fakti që shqiptarët ishin ata që nën udhëheqjen e kryetrimit Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, organizuan qëndresën e njohur kundër osmanlinjve duke përballuar një çerek shekulli rrebeshin e tyre. Për fat, kohët e fundit, defterët e botuar nga historiani orientalist Selami Pulaha, bien materiale e të dhëna të pasura. Përveç asaj, mbi bazën e regjistrave këtu të përmendur, ka bërë edhe vetë studime duke vënë gurë të çmueshëm në ndërtesën e gjurmimeve onomastike sllavo-shqiptare të këtyre anëve tona. Pas tij është shtuar interesi për onomastikonin shqiptar të fillimit të sundimit turk në këto treva tona. Ndër ta ka, po në këto kohë të vona, edhe studiues sllavë e ne po zëmë ngoje Mitar Pesikan-in, i cili mbi dëshminë e defterëve të Pulahës, në mënyrë sistematike, ka marrë ta studiojë onomastikën sllave e shqiptare te Onomatoloski prilozi II-VII, 1981-1986. Studimet e tij janë ndër më të gjithanshmet e më të thellat.
Ndërkaq, ne nuk mund të themi se në punimet e këtij shkencëtari, në vise të caktuara, ka përfundime që, pas mendimit tonë, mund të pranohen. Për mendimin tonë, e meta e tij më e madhja qëndron këtu që linguisti Pesikan në gjithë punimet që bëjnë fjalë për onomastikën dhe strukturën e popullsisë, në përcaktimin e përkatësisë së saj etnike, nuk merr parasysh rrethanat shoqërore historike. Vështirësi dalin atëherë kur struktura e onomastikonit është e përzier me emra vetjakë shqiptarë e sllavë, e linguisti Pesikan këtu pret shkurt: "Duhet të mbahet parasysh fakti se disa emra vetjakë përjashtoheshin nga rrethi i mjedisit etnik të tyre, duke depërtuar në mjedise etnike të tjera, gjë që, për pasojë, emra shqiptarësh: Llesh, Gjin, Gjon, dalin në mjediset sllave, kurse emrat sllavë: Vuk, Dejan etj., i gjejmë në rrethe shqiptare"1.
Nuk ka dyshim se ndikimi i onomastikës serbe dhe ai i institucioneve fetare dhe kulturore ortodokse mbi banorët shqiptarë në periudhën paraturke si dhe trysnia e ndikimit të kishës ortodokse edhe gjatë sundimit turk, kanë qenë shumë të mëdha. Nën despotatin e Brankoviqit kishte 12 manastire dhe 5 kisha. Në zotërimet e Deçanit kishte aq priftërinj sa njërit nuk i binin më shumë se 20 shtëpi, kurse në 8 katundet e vllehve të Deçanit dhe në një të shqiptarëve, që kishin 266 shtëpi, nuk kishte asnjë prift (Stojan Novakoviç, Selo, Beograd, 1965, f. 173.).
1* Po të hiqet mënjanë procesi i gjatë e shekullor i sllavizmit, të cilit i nënshtroheshin shqiptarët, si dhe vllehtë; po të shpërfillet rrethana se përqafimi i emrave sllavë vlleh dhe shqiptarë është rrjedhojë e këtij procesi, shumë lehtë nxirrej si përfundim se në përdorimin e emrave nuk mund të nxirrej kurrfarë përfundimi mbi prejardhjen dhe kombësinë – kështu gjykonte, por drejt dhe në frymë objektive prof. Sima Cirkovic - një njohës fort i aftë i historisë së popujve të Ballkanit, te botimi i Akademisë Serbe të Shkencave, Ilirët dhe Shqiptarët, fq. 333-334.
Ligjëratë e mbajtur në Seminarin XXII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.
Shpërndaje
Albanologji
Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
09.10.2012
|
12:38
Jeta dhe vepra e Isa Boletinit
27.11.2011
|
22:00
Sa i gjatë ishte Skënderbeu?
11.08.2011
|
13:37
Radhonja (me) dhe funksionet saj
10.08.2011
|
11:33
Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912
09.08.2011
|
12:26
Kryengritja në Malësinë e Mbishkodrës 1911
09.08.2011
|
11:52
Kryengritja e Kosovës e vitit 1910
09.08.2011
|
11:26
Kryengritjet shqiptare të viteve 1887-1893
09.08.2011
|
10:57
Kryengritjet shqiptare të viteve 1836-1839
09.08.2011
|
10:50
Letërsia moderne shqiptare në diasporë
08.08.2011
|
12:01
Më të reja
Më të lexuara
Ish-ambasadori amerikan në NATO: Kosova e teproi në veri, por ndjeu se i gërryhej sovraniteti
Publikohen dëshmi të reja: Serbi i arrestuar në veri kishte qenë ushtar i Millosheviqit në Koshare
Peach pas vizitës te Kurti: Dhashë mesazh të qartë se veprimet e qeverisë e kanë dëmtuar reputacionin e Kosovës
Kurti: U befasova nga vendimi i SHBA-së për sanksione, vendim i tepruar dhe i padrejtë
Macron konfirmon takimet me Osmanin, Vuçiqin dhe Scholzin në Moldavi
Përveç 700 trupave shtesë, NATO vë në gatishmëri të lartë edhe një batalion tjetër rezervë
“Palët të përmbahen nga veprimet e papërgjegjshme”, Admirali i NATO-s vjen në Kosovë, diskuton me QUINT-in për rikthim në dialog
Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?
Sulmohet me gurë një veturë e policisë në Zveçan
Lajçak për situatën në veri: Dhuna është e prapranueshme, kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike
Lasgush Poradeci
Naim Frashëri
Ndre Mjeda
Andon Zako Çajupi
Gjon Buzuku
Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
Gjergj Fishta
Fan S. Noli
Martin Camaj
Faik Konica
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë.
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi qindra mijëra klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 14 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre.
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Zhvillim softuerësh
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne.
SMS marketing Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm.Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve gruporNa kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike?Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike?Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm?Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve)• Mesazhi përmban dokumente shtesë• Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin.Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët.Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj.Më shumë se 200 butona e nënbutona.Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni.Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani.Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar.Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVE Fillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate.KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS• Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. FORMATI DHE PROPORCIONI Format të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2.Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte.Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt,Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni• Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal.Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Internet Marketing
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin• Dizajnim të logos për klientin• Dizajnimi i fletës zyrtare• Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera• Dizajnimi i kartvizitave• Dizajnimi i broshurave• Dizajnimi i CD/DVD• Dizajnimi i kopertinave për libra• Dizajnimi i hyrjes me flash (intro)• Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
Dizajn Grafik
SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.
SEOSEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist.Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë.90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese.60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet.70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj.Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes.BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë:Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme.14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj).Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj.Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit.Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi.Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
SEO
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Cloud Hosting